Përbërësit e nevojshëm
· 100 ml qumësht kokosi
· 50 ml ujë
· 1 lugë kafeje gjalpë kikiriku
· 100 g fruta pylli të përziera
· 1 banane
· ½ avokado
Përgatitja:
Hidhni qumështin dhe ujin në një blender, pastaj shtoni gjalpin e kikirikut, frutat malore, bananen dhe avokadon. Mund të bëni një kombinim tjetër, kështu që në vend të gjalpit të kikirikut vendosni gjalpë lajthie ose bajameje. Dhe frutat e pyllit mund të zëvendësohen me disa fruta sezonale. Ky ushqim i shpejtë do t’ju ofrojë energji të menjëhershme, prandaj është i shkëlqyeshëm për fillimin e ditës.