Tortilla krokante me avokado dhe ton

Tortilla krokante me avokado dhe ton

Përbërësit e nevojshëm:
·       1 kënaçe ton
·       1 avokado
·       1 karotë
·       2 shkopinj selino
·       1 qepë mesatare e madhe
·       2 lugë çaji mustardë
·       1 lugë gjelle lëng limoni
·       1/2 lugë çaji pluhur hudhër
·       kripë dhe piper
·       4 tortilla integrale
·       4 gjethe marule
·       5-6 domate sheri

Përgatitja:
Vendosni tonin dhe avokadon të prerë në kubikë në një enë të thellë dhe shtypni ato derisa të fitohet një përzierje homogjene. Grini karotën, dhe pritni selinon dhe qepën imët dhe shtoni në përzierje. Shtoni lëng limoni, pluhur hudhre, mustardë dhe shijojeni me kripë dhe piper. Përzieni derisa përbërësit të kombinohen. Mbi njërën tortillë vendosni një gjeth marule, kurse mbi gjethin vendosni 2 lugë super me përzierjen (fillin). Vendosni përzierjen në mes, kurse mbi të vendosni domate sheri të prera. Mbështilleni tortillën dhe e nxehim në furrë.