Bimë shumë shëruese dhe e dobishme, mes popullit njihet edhe si„frut i së ardhmes“ sepse ka shumë ndikime të begatshme pozitive te organizmi i njeriut. Aronia mund të quhet edhe si pemë„gjithçka në një“ sepse përmban një varg të shumë përbërësve aktive biologjike, vitamina esenciale–C, А, Е, B1, B2, B3, B5, B6,B9,minerale – zink, hekur, kalium, kalcium, mangan, fosfor dhe jod. Jep fuqi, qëndrushmëri dhe e përforcon organizmin. Ajo është pemë e shkëlqyer, e cila edhe kur jeni i shëndoshë, do t’ju ndihmoj ta pastroni organizmin tuaj, t’i pastroni simptomet e lodhjes dhe të ndjeheni të shëndetshëm dhe plotë me energji. Aronia është kaçube jo gjedhmbajtëse e cila ka prejardhje nga Amerika Verore. Frutat mbeten në vetë kaçuben, nuk bien dhe nuk dëmtohen. Ka sukses te të gjithë llojet e tokës, por të vetmen gjë që nuk mund ta duroj është thatësinë.Është e qëndrueshme ndaj dëmtuesve prandaj nuk është e nevojshme të përdoren pesticde për mbrojtjen e saj.Për shkak të saj, konsiderohet 100 % bimë ekologjike.
Ashtu si tërë pemët dhe perimet, preferohet të konsumohet e frekët, sepse vetëm në atë mënyrë substancat shëruese gjenden në koncentrime më të larta.Përdoret për përgatitjen e lëngut, marmelatës dhe xhemit, por edhe për çaj dhe komost. Që të mund të shfrytëzohen tërë dobitë, mjafton që të konsumohen200-300 gkokërrza të freskta në ditë, ose varësisht nga madhësia e frutit: 20-30 kokërrza.
Ndikimet mjekues
Efektet mjekuese të aronisëjanë të shumëta dhe në këtë moment janë një ndër më të njohurat në tërë botën.
E përmirëson qarkulimin e gjakut dhe i përforcon enët e gjakut
Kokërrzat e aronisë njihen sepse e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, i përforcojnë enët e gjakut dhe e reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Radikalet e lira janë arsyeja për sëmundjet e shumëfishta, kurse arania mund ta pengon paraqitjen e tyre dhe, në këtë mënyrë, të mund të prevenohen sëmundjet kardiovaskualre.
Frutat e pjekur të aronisë përmbajnë sasi të madhe të fenolit, i cili i desinfekton qarkullimine gjakut dhe trupin, e përshpejton shërimin e vrajave, i largon toksinet nga trupi, e redukton ndezjen dhe e përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut.
Aronia ndihmon në mirëmbatjen e shtypjes normale të gjakut, duke e mbajtur larg “zonës së rrezikshme“.
Një nga antioksidaset më të mira
Kokërrzat e aronisë kanë koncentrim më të madh të antioksidansëve se çdo pemë tjetër në botë.Përbërësit antioksidues mund t’i atribohen përbërësve fenole të pranishme te aronia, si dhe koncentrimeve të larta të vitaminës C i cili poashtu luan një rol të rëndësishëm. Kështu e „stërmbshur“ me antioksidanse, aronia me sukses trajton radikalet e lira nëpër tërë trupin, kurse efektet janë të pranishme me përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Përveç kësaj, antioksidanti e mbron organizmin edhe nga sëmundjet degjenerative, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, por, poashtu e ngadalson edhe procesin e plakjes.
Për trakt të shëndoshë urinar
Edhe një përparsi e madhe e këtij ushqimi shumë të mirë është mirëmbatja e traktit urinar. Miliona njerëz në tërë botën për ditë ballafaqohen me infeksione në traktin urinar, ku një nga shkaktarët më të shpesh është bakteriesheria koli (Еscherichia coli). Simptomet më të shpeshta janë ndjenja ose nevoja për urinim të shpesht, dhimbja gjatë urinimit dhe urinë e turbullt.
Dihet se boronica është shumë e mirë në luftën kundër infeksioneve në kanalet e urinimit, por studimet tregojnë se kokërrzat e aronisë janë pesë deri dhjetë herë më efikase, për shkak të dozës së lartë të acidi kinik, i cili është përgjegjës për pengimin e infeksioneve në traktin urinar.
Aronia kundër kancerit
Konsumimi i këtij perimi, në përgjithsi, është një nga këshillat më të mira për njerëzit të cilët janë në kërkim të ushqimit i cili mund ta redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit.
Në2003, me një studim është konkluduar se aronia mundëson mbrojtje natyrore në luftën kundër kancerit në zorën e trashë, sepse përmban antioksidanse të cilat lujnë një rol të rëndësishëm kundër qelizave kancerogjene.
I mbron edhe sytë
Për shkak të përmbatjes së rëndësishme të karotinit në përbërjen e saj, aronia poashtu njihet edhe si mbrojtë i të pamurit dhe i mbron qelizat nga dëmtimi dhe paraqitja e kataraktës.
Poashtu, përmban edhe flavonoide, si lutein dhe zeaksantin, të cilët i mbrojnë sytë nga dëmtimi makular që është karakteristike për popullatën më të moshuar.
E përmirëson tretjen e ushqimit
Aronia është burim i mirë i fijeve dietale, të cilat domosdoshmërisht konsumohen me ushqim dhe përkojnë me shumë dobi shëndetsore.Me rëndësi të veçantë janë për fecie të rregullt, punën e duhur të zorrës së trashë, nivelin më të ulët të kolesterolit dhe për rregullimin e peshës trupore(në kombinim me ushtrime dhe dieta të shëndetshme).
Është vërtetuar se aronia ndihmon edhe në trajtimin e problemeve gastrike, duke i përfshirë edhe ulçerat dhe diarenë.
Përbërës kundër ndezjes– për prevenimin e ftohjes
Nëse në ushqimin tuaj, rregullisht i përfshini kokërrzat e aronisë, mund të jeni të sigurt se ftohja dhe gripi do t’ju anashkalojnë. Kjo i detyrohet përbërjes komplekse të plotësuar me koncentrime të larta të vitaminës C. Rekomandimi më i mirë për mbrojtje, por edhe për shërim të ndezjeve dhe infeksioneve virale është konsumii kokërrzave të freskëta, lëngut dhe çarit nga aronia.