„ Bullingu“ – dhuna nga bashkëmoshatarët–

„ Bullingu“  – dhuna nga bashkëmoshatarët–

Shëndeti mental te fëmijët është shumë i brishtë dhe i nënshtrohet çdo lloje të dhunës, kërcënimit, keqëpërdorimit, frikësimit ose dominimit agresiv. Dhuna nga bashkëmoshatarët i paraqet të gjithë këto forma të lartëpërmendura.

Çka është sjelle e dhunëshme?

Sjellja e dhunëshme është sjellje e pa dëshiruar, agresive e cila më shpesh manifestohet edhe te fëmijët në moshë shkollore.

Parimisht, paraqet agresion fizik ose verbal e cila përsëritet ose ka potencial të përgatitet me kalimin e kohës. Të dy anët, fëmijët të cilët keqtrajtohen dhe ato të cilët i keqtrajtojnë tjerët, mund të kenë probleme serioze dhe afatgjate.

Paraqitet në forma të ndryshme

  • Verbalisht– çdo lloj i përqeshjes, thirrja në emëra shumtues, ofendime, kërcënime.

·       Psiqikisht– nënkupton kërcënim me shikim, grimasa, komente negative, shatazhim për të marrë para, shantazhe.

  • Fizikisht– nënkupton goditjen, shtyrjen ose marrjen dhe shkatrimin e gjërave personale.
  • Sociale– gënjeshtra, përhapja e thashethemeve, shakat pa krip, përqeshja në publik.
  • Sajber-dhuna – përmes përdorimit të internet teknologjisë dërgohen porosi kërcënuese, fotografi ose komente.

Kush mund të bëhet viktim?
Secili mund të gjendet në situatë të dhunës!Por, për disa fëmijë probabiliteti është më i madh që të gjenden në situata të tilla më shpesh. Më shpesh në shkollë, ata janë fëmijët të cilët dallohen për diçka nga të tjerët. Për shembull, mund të jenë fëmijë që janë shumë të gjatë ose të shkurtër, mbajnë syza, janë të dobët ose të mëdhej, nga kombësitë tjera, vishen modest ose jo zakonshëm, kanë nota të dobëta ose janë shumë të shkëlqyeshëm, sillen në mënyrë që tërheq vëmendje, të varfër ose të sëmurë.

Sa shpesh paraqitet?

Disa të dhëna statistikore për keqtrajtimin sugjerojnë se 28% e nxënësve nga mosha 6 deri 12 vjeçare kanë histori me të qenurit viktimë e dhunës, kurse 30% e nxënësve të shkollave të mesme pranojnë se i kanë keqtrajtuar nxënësit tjerë. Pothuaj 10-14% e fëmijëve ka qenë viktimë e keqpërdorimit më shumë se 6 muaj. Shumica e viktimave të cajber-dhunës, poashtu, janë viktimë e dhunës në shkollë.
Studimet tregojnë se arsimtarët shpesh herë nënvlersojnë se sa keqtrajtime ndodhin në shkollat e tyre, sepse ata shikojnë vetëm pothuaj 4 % të rasteve të keqtrajtimit që ndodhin. Në botë, pothuaj 130 milion ose më shumë se 1/3 e nxënësve me moshë13-15 vjeçare kanë qenë viktimë e dhunës nga bashkëmoshatarët.

A ka dallim mes vajzave dhe djemëve?

Të dhënat tregojnë se nuk ka dallime të mëdha sa i përket numërit të vajzave dhe djemëve që kanë përjetuar keqtrajtime, por se numri i djemëve është më i lartë. Te dhuna verbale, ekonomike dhe emocionale, nuk vërehen dallime gjinore. Kur bëhet fjalë për dhunë fizike, te djemtë paraqitet përqindja më e madhe, kurse vajzat janë me numër më të madh te dhuna verbale.

Cilat janë arsyet për dhunë?

Cilat janë arsyet dhe përse është pyetja që secila viktimë e dhunës nga bashkëmoshatarët dëshiron t’ua parashtroj dhunuesve. Përse i kanë zgjedhur pikërisht ata? A kanë nevrikosur me diçka? I kanë ofenduar? Ku kanë gabuar?Më shpesh, nuk kanë përgjigje për këto pyetje, sepse edhe vetë dhunuesit nuk dinë përse kanë dhunuar një numër të caktuar të bashkëmoshatarëve të tyre.Ajo që më së shpeshti paraqitet si arsye mund të jetë:
• Xhelozia
• Nevoja për vëmendje
• Zemrimi
• Dëshira për kontroll dhe fuqi mbi të tjerët

Cilat janë shenjat e përjetimit të dhunës?

  • Depresioni, vetëmia ose ankciozitet
  • Vetëbesimi i ulët
  • Kokëdhimbje, dhimbje e barkut, lodhje ose humbje e oreksit
  • Suksesi i reduktuar në shkollë
  • Ikja nga shtëpia ose dëmtimi i vetvetes
  • Lëndime të pa sqarueshme
  • Rroba të humbura ose të dëmtuara, libra, elketornike ose stoli
  • Vështirësi me gjumin ose ankthe të shpeshta
  • Humbje e papritur e miqëve ose shmangua e situatave sociale

Si ndikon dhuna mbi shëndetin dhe mirëqenien e fëmijut?

Dhuna mund të ndikon shëndetin fizik dhe emocional, si në planin afatshkurtë edhe në atë afatgjatë. Kjo mund të shpie te lëndimi fizik, problemet sociale, problemet emocionale. Ata që janë ekspozuar ndaj dhunës bashkëmoshatare kanë rrezik më të madh të kenë probleme me shëndetin mental, kokëdhimbje dhe probleme me përshtatjen në shkollë. Poashtu, mund të shkaktoj dëmtime afatgjate të vetëbesimit. Fëmijët bëhet të turpshëm dhe të friksuar, nuk shkojnë në shkollë,mësojnë më pak, janë të pikëlluar, nuk janë në humor për shoqëri, por ndonjëherë edhe ata bëhen të dhunshëm.Nëse kjo situatë zgjat më shumë, dhe nëse fëmijut nuk i ndihmohet, kjo mund përgjuithmonë të lë gjurmë në personalitetin e fëmijut si fëmij që ka përjetuar dhunë. Mund të bëhen të turpshëm dhe jo të lumtur kur të rriten ose mund vetëm të fillojnë të sillen me dhunë.

Si ta njohim që ndoshta pikërisht fëmija jonë është viktimë e dhunës bahkëmoshatare?

Dihet se fëmijët vështirë flasin në këtë temë. Por, ekzistojnë disa shenja të ndryshme për paralajmërim të cilat mund të na ndihmojnë që ta njohim ose të dyshojmë se fëmiju jonë ndoshta edhe keqtrajtohet, por kryesisht kanë të bëjnë me frikën që lidhet me shkollën. Nëse dhuna ndodh gjatë rrugë për në shtëpi, fëmiju do ta ndërron rrugën, do të kërkoj që prindi ta dërgoj në shkollë, etj. Ndonjëherë vijnë në shtëpi me rroba të dëmtuara ose me libra të dëmtuara, kanë mavijosje të pasqarueshme ose prerje.Shumë shpesh ata fëmijë japin shenja se ndjehen të vetmuar, depresiv, të pikëlluar, të frikësuar, të pa sigurt dhe me vetëbesim të dobët. Nëse bëhet fjalë për sajber-dhunë, atëherë vërehet përdorim më i vogël i kompjuterit ose celularit.
Fëmijët nuk e kanë të lehtë t’ju besohet të rriturve për atë që kanë përjetuar. Atë që prindërit mund ta bëjn është të bisedojnë me fëmijun se si të sillet nëse ndodhet në një situatë të tillë kur do të dhunohet, t’i bëhet me dije se kur të gjdendet në situata të tilla ai mund të mbështeten në ndihmën dhe mbështetjen e prindërve.

Me rëndësi është të merret parasyshë se fëmijët që kryejnë dhunë janë grup i rrezikshëm të cilit i nevojitet ndihmë
Shpesh ndodh që fëmijët të cilët kanë përjetuar dhunë, pas një kohe të fillojnë edhe ata të ushtrojnë dhunë.

Masat preventive

Shoqëria e shëndoshë dhe e sigurt

Çrrënjosja e dhunës nga bashkëmoshatarët në shkollë është proces i gjatë i cili krkon përkushtim të madh nga ana e arsimtarëve, psikologëve dhe prindëve. Shumë është me rëndësi që të rritet vetëdija për seriozitetin dhe shpeshtësinë e kësaj dukurie. Fakti është i padiskutueshëm se dhuna është e pranishme në shkollë, por vetëm duhet të jemi objektiv dhe ta pranojmë këtë fakt.Hapi i mëtejmë do të ishte që arsimtarët të mësojnë t’i njohin format e dhunës, sidomos kur bëhet fjalë për dhunë emocionale dhe fizike. Ndonjëherë, shenjat nuk janë aq të qarta, por secili arsimtar mund ta vërej nëse ndonjë prej nxënësve tërhiqet në vetvete, nuk dëshiron të shoqërohet dhe nuk ndjehet sigurt në mjedisin shkollor. Nëse vërtetohet se ekziston dhunë nga bashkëmoshatarët në klasë, nuk duhet menjëherë të kalohet në ndëshkim të dhunuesve. Shumë më me rëndësi është të bidesohet me të dy që të zbulohen arsyet e vërteta që kan shpier në sjellje të dhunëshme, gjegjësisht, deri në keqtrajtim.

Bashkimi i prindërve në luftën kundër dhunës bashkëmoshatare

Që të pengohet sjella agresive e nxënësve, shumë është me rëndësi që në mënyrë të pa ndrëprerë dhe të shëndoshë të bashkëpunohet mes prindërve dhe shkollave. Kjo do të duhet të merr kahjen e informimit recioprok për çdo sjellje jo tipike e cila do të detektohet te fëmija, pavarsisht a bëhet fjalë për dhunë bashkëmoshatare ose për ndonjë problem tjetër.Ndërtimi i personaliteteve të shëndosha fillon nga shtëpia, kurse vazhdon në shkollë. Andaj, funksionaliteti i këtyre dy faktorëve, individualish ose bashkarisht, ka rëndësi të madhe për prevenimin dhe anulimin e dhunës bashkëmoshatare.

Puntori dhe programe për ndërtimin e stabilitetit emocional te fëmijët

Puntori në temën inkluzioni, toleranca dhe respektimi duhte të organizohen nga ana e sistemit arsimor, sepse ata kontribojnë në krijimin e klimës ku sjellja e dhunëshme do të gjykohet, kurse nga ana tjetër, te fëmijët ndërtohet mirëkuptimi për nevojën për respektim të çdo individi dhe dallimeve të tij.Në atë mënyrë, materiali i cili do të sillet për prevenimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve do të përfshihet në planin dhe programën e aktiviteteve shkollore.