Qysh para shumë kohësh, veshtulli i bardhë përmendet në shumë legjenda popullore dhe kelte. Ajo për disa popuj paraqet bar universal, kurse për disa tjerë edhe bimë hynore. Popujt e lashtë e kanë përdorur si bar për shumë sëmundje.Ishte pranuar dhe përdorur edhe nga shëruesit e njohur si Hipokrati dhe Rudols Shtajhner.
Veshtulli i bardhë (Viscum album fam. Loranthaceae) është e vogël, e gjelbërt dhe formë kaçubes, e lartë1 m, kurse jeton si gjysmë parazit në drunjë të ndryshme gjethrënës si bredhi, pishat. Gjethet e veshtullit janë të trashë, me lëkurë, të gjelbërt dhe të verdhë, kurse kërcelli është si dru i gjebërt-verdhë,ovale. Fruti ështëkokërrzë si e bardhë ose e tejdukshme, e rrumbullakët e cila është plotë me masë ngjitëse. Lulëzo nga marsi deri nlë maj, kurse frutat piqen nga gushti deri në nëntor. Si pjesë aktive e bimës përdoren gjethet dhe degët e njoma që përmbajnë viskotoksine alkaloide, inozitol, heterozide flavanoide, dyll,zhul, holin dhe përbërës tjerë. Përbërja kimike dhe aftësia e saj shëruese varen nga druri ose pema nikoqire ku jeton veshtulli.
Zbatimi mjeksor
Nën ndikimin e përbërjeve aktive që i ka, ndikon në normalizimin e metabolizimit të tërë organizmit. Ka ndikim domethënës për regullimin e shtypjes së gjakut dhe për qetësimin e të ashtuquajturës “zemër nervoze“. Të gjithë simtomet që shkaktohen si rezultat i shtypjes së lartë të gjakut, siç janë rrjedhjae papritshme e gjakut në kokë, marramendja, ushtimi i veshëve dhe dëmtimi i shikimit mund të reduktohen ose të zhduken plotësisht nga përdorimi i veshtullës. Ndikimi hipotenziv i veshtullit varion dhe direkt varet nga nikoqiri ku jeton. Më e theksuar është kur jeton në dardhë, por më pak e theksuar kur është te molla. Veshtulli i bardhë i redukton kolesterolin dhe trigliceridet në gjak. Ka ndikim të mjaftueshëm mbi funksionin e gjëndrave, dhe është mjet shumë i mirë për nxitjen e metabolizmit. Ndikon pozitivisht mbi punën e pankreasit, por me konsum të rregullt të çajit nga veshtulli te diabetitkët mund të pritet reduktimi i nivelit të sheqerti në gjak. Edhe gratë duhet të konsumojnë çaj nga veshtulli, sidomos ata që gjenden në moshën tranzitive, ata që kanë probleme me qarkullimin e gjakut, ndjejnë punë të përshpejtuar të zemrës, sulme të shpeshta të nxehtësisë, frymëmarrje të vështirë, dëmtim të ciklit menstrual dhe të tjera. Kjo bimë ndihmon edhe te steriliteti, kurse studimet tregojnë se e përmirëson libidon dhe ndihmon edhe te disfunksionet erektive. Për shkak të pektineve që i ka, ka efekte citotoksike, gjegjësisht e pengon rritjen e më tejshme të qelizave të tumorit. E përforcon sistemin imunitar dhe ndikimet anësore të hemoterapisë.Ekstraktet nga veshtulli mund të jenë të dobishëm edhe për të sëmurët nga SIDA, sepse i pengon sëmundjet sekondare që paraqiten si pasojë nga kjo sëmundje.
Në kombinim me bimët tjera shëruese
Veshtulli mund të përdoret vetëm ose në kombinim me bimët tjera shëruese me ndikim të ngjajshëm.
Përzierja e veshtullit të bardhë me murriz, rrënjë të valerianës, me këputjerekomandohet për reduktimin e shtypjes së gjakut, për reduktimin e edemeve dhe e përmirëson punën e zemrës. Në kombinim me gjethin e mështekës dhe me këputje, veshtulli rekomandohet te personat me nefritis kronik, i cili mund të përcillet edhe me hipertension.
Masat mbrojtëse
Kokërrzat përdoren për përdorim të jashtëm dhe nuk konsumohen oralisht sepse janë toksike. Nga ata mund të përgatiten kremëra, tinktura, kompresa etj. Veshtulli nuk rekomandohet te gratë shtatzëna dhe ato me sisëdhënie dhe nuk duhet të përdoret bashkarisht me barnat tjerë për zemrën. Për qëllime shëruese nuk duhet të përdoret veshtulli nga dushku, sepse është toksike, dhe njihet sipas kokërrzave të verdha.
Çaj veshtulli
Gjysmë luge me gjethe dhe degëza nga veshtulli i bardhë vendoset në filxhan dhe spërkaten me 2 dl ujë. E lëmë një natë. Në mëngjes, çaji ngrohet, kullohet dhe pihet.
Ekstrakti uji
Lugë pluhur prej veshtulli përzijhet në 2 dl ujë. E lëmë të qëndroj 3 orë, pastaj kullohet. E pimë 1 dl në ujë dhe në mbëmje.
Pluhuri fitohet ashtu ku gjethet e thata grihen dhe bluhen, deri sa të fitohet pluhur, dhe pastaj ruhet në një enë hermetikisht të mbyllur.
Tinktura nga veshtulli
200 ggjethe nga veshtulli, i fusim në 1 l raki, i lëm të qëndrojnë 3 javë, kurse pastaj i kullojmë.
E marrim nga një lugë tinkturë me 2 dl lëng sipas dëshirës, dy deri tre herë në ditë.