MOLLA E DHEUT – prevenim i shkëlqyer i diabetit

MOLLA E DHEUT – prevenim i shkëlqyer i diabetit

Molla e dheut(Heliantus tuberosusështë bimë shëruese, shumë e ngjajshme me lulediellin, me lule të bukur të verdhë dhe me kërell i cili mund të rritet madje edhe 2 metra lartësi. Paraqet bimë disavjeçare me rrënjë shumë të zhvilluar në formë të zhardhokut, dhe pikërisht për këtë arsye njihet edhe si patate e egër. Për dallim nga patatja i cili përmban skrob, molla e dheut është e pasur me inulin roli i të cilit është të rregulloj nivelin e sheqeti në gjak, për çka është edhe produkt i shkëlqyer për diabetikët.
Molla e dheut vazhdimisht e më shumë bëhet temë e domosdoshme kur bëhet fjalë për ushqim të shëndetshëm dhe për përoduktet e shëndetshme dhe të dobishme, të cilat duhet të jenë pjesë e menysë sonë.

Thesar i vitamineve, mineraleve dhe oligoelementeve
Përveç vlerës së lartë ushqyese, molla e dheut karakterizohet me faktin që ka vlerë të ulët energjetike dhe është e pasur me vitamina dhe minerale.
Ajo konsiderohet si burim i mirë i kalciumit dhe fosforit për çka edhe është e dobishme në gjendjet për kontrollim të shtypjes së gjakut, punën e duhur të muskuve dhe zemrës.

Përveç kësaj, molla e dheut përmban koncentrim të rëndësishëm të magezit, hekurit, përmban vitamina të grupit B, vitaminën C, vitaminën D dhe provitaminën A. Përveç kësaj, molla e dheut është burim i aminoacideve esenciale të cilat organizmi nuk mund t’i sintetizoj vet.

Inulini çudibërës
Inulini është përbërësi kryesor i mollës së dheut. Probiotik i cili e stumulon zhvillimin e bakterieve të mira që kanë ndikim të begatshëm te organizmi ynë dhe e shkatron dhe e pengon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm në sistemin digjestiv. Përveç kësaj, poashtu kontribon edhe në tretjen normale dhe problemet që përkojnë me kapsllëkun, por pozitivisht ndikon edhe te përforcimi i sistemit imunitar.
Përveç kësaj, inulini e normalizon nivelin e triglicerideve dhe kolesterolin në gjak, dhe në atë mënyrë ndihmon në prevenimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ajo që e bën të veçantë është se është burim i shkëlqyer i ushqimit për individët me diabet dhe është zëvendësim i shëndoshë për pataten. Mund të konsumohet me sasira të pa kufizuara sepse e redukton nivelin e sheqerit në gjak.

Në ushqim
Në ushqim mund të konsumohet e freskët, e renduar hollë dhe me erëza si sallatë e kombinuar me perime tjera.Si ushqim shtesë, përdoret e zijer ose e pjekur si patate. Mund të përdoret edhe në formë të mellit për bukë.
Gjendet shumë lehtë dhe mund të gjendet edhe në tregjet tona të gjelbërta.Në disa shtete është shumë e përdorur në ushqime, por jo për shkak të trendeve në kuzhinieri, por pikërisht për shkak të dobisë shëndetsore.

Sallatë prej molle të dheut
Përbërës:
200g mollë dheu
200 g lakër e kuqe
1 karrotë
majdanoz
krip, vaj ulliri, lëng limoni/uthëll e balsamuar

Përgatitja:Përbërësit rendohen, përzijhen me erëzat dhe mirë është që para konsumimit të qëndroj disa minuta në frigurifer.