Bashkëbiseduesi ynë i njohur, alpinisti dhe sportisti më i mirë maqdonas. Adhuruesi i shkëmbijve, kodrave, i akullit dhe i lartësive. Gjurmues pas të panjohurës dhe sfidave. Këtë radhë është Igor Talevski në një bisedë pak më ndryshe. Biseda për bçikletën dhe për rezultatin që arrihet nga vendimi ku alpinisti (ai) vendos që seriozisht të nget biçikletë.
Biçikleta pa dyshim po bëhet një vegël e rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Mjet për transport të shpejtë, të lirë dhe alternativ. Mjet për sport, rekreacion, shoqëri dhe për aventura. Por vazhdimisht e më tepër biçikleta bëhet mjet me të cilin pikat A dhe B të cilat duhet t’i kalojmë janë largë njëra tjetrës me mijëra kilometra. Mjet për testimin e kufijve të qëndrueshmërisë dhe vetëtejkalimit mental dhe fizik. Distancat ultrakilometrike për të cilat edhe vetë mendimit që të kalohen me veturë paraqet sfidë. Në një pjesë të atyre joshjevekëtë vit e pamë pikërisht Igor Talevskin, i cili vetëm për njëzet ditë përshkoi rreth6.000 km me biçikletën e tij. Së pari, garaprej1.400kmnë Kroaci,menjëherë pas saj edhe në ultragarën„North Kejp4000“e cila këtë vit filloi në qytetin italian Arko, kurse vozitja u zhvillua deri në Kepin Vrior në Noervegji.
FJ: Alpinisti më i mirë i cili këtë verë bëri një senzacion dhe e trazoi publikun sportiv me këto dy vozitje të biçikletës. Çka ju shtyn të hyni në botën e garave ultramaratonike dhe super të vështira?
Përgjigje: Oo, para se gjithash, jam shumë largë alpinistit më të mirë, por vetëm e mendoj veten si alpinist mesatar:). Ajo që më nxit që t’i vihem pas biçiklizmit në garat shumë të gjata është e njejta gjë që më shtyu edhe para njëzet viteve që të filloj të punoj me alpinizmin, ta provoj ta tejkaloj vetveten në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Të dy aktivitetet, aplinizmi, por edhe biçiklizmi, në distanca aq të gjata, më bënë ta kuptoj se me të vërtetë kemi shumë gjëra të fuqishme, për të zbuluar thellë në vete – cilësi dhe kapacitet, si të doni, dhe në momentin kur ngadal do të fillon të shikoni në atë botë të mundësive të pafund, ajo botë fillon t’ju tërheq që të zbuloni më shumë e më shumë. Aplinizmi dhe biçiklizmi në distanca të gjata për mua paraqesin një lloj meditimi në lëvizje–kuptoni shumë gjëra për botën brendshme, por, në të njejtën kohë mësoni edhe shumë për vete.
FJ: Pothuaj secili nga ne, pak a shumë, ka vozitur një distancë të caktuar. Por, mendimi se për një herë të përshkohen 350-400 km,dhe atë për disa ditë, është pak e pa imagjinueshme. Çka nevojitet për një rrotullim të tillë të pedaleve?Ka ndonjë gjë që ju nxit dhe ju shtyn përpara që të vazhdon?
Përgjigje:Para se gjithash, gjithsesi, duhet të adhurohet sinqerisht atë që e bëni. Në rastin në fjalë vozitja e biçikletës. Dhe hap pas hapi. Ngritësit e peshës nuk kanë filluar menjëherë të ngrenë 200-300kg. Kanë filluar me 5-10kg. Ashtu edhe ai koncepti i vozitjes së biçikletës në distancë të largët për disa me radhë është muskul i cili duhet të sërvitet. Për shembull, ata që jetojnë në Shkup, fillohet me vozitje rreth kejt, pastaj vozitet deri në Matkë, pastaj deri në Kozjak, pastaj deri në Veles, Ohër, pastaj vozitje dy ditë nëpër Maqedoninë tonë të bukur, pastaj 4 ditë nëpër të panjohurën për mua/në Kroacinë, pastaj më tej, nëse vërtetë e doni atë, vozitje në Itali, e deri në fund të botës :).Dy punë më shërbejnë si motivim bazë, së pari të ngas biçikletën nëpër vende që nuk i kam vitizuar deri atëherë dhe e dyta, të përpiqem që që asaj t’i jap një shije sportiv.
FJ: Kaluan disa muaj nga garat. Përshtypjet janë përmbledhur.Si është ndjenja me faktin se janë përshkuar fillimisht1.400 km në Kroaci, mejëherë pas edhe 4.000 km nga Italia deri në pikën më veriore të Norvegjisë,ku u plasuat mes 10-të më të mirëve?
Përgjigje:Secili njeri do të ishte i lumtur dhe i plotësuar nëse do të kishte realizuar ndonjë plan ose ëndër të tij. Sidomos nëse për realizimin e të njejtit do të ishte e nevoshme që fuqishëm ta angazhon psiqikën dhe fizikun e tuj. Gëzohem që këto gara i realizova, që i mbarova më shpejtë se sa me disa matematika dhe pritshmëri i kisha paraparë dhe mësova shumë gjëra. Kam shkuar hap pas hapi dhe me kujdes, nga vozitja njëditëshe deri me 200km, pastaj më të gjatat, pastaj vozitjet dyditëshe me nga 350km, pastaj gara në Kroaci e cila ishte pothuaj 4 ditë me nga 350km,ku mbarova me garën më të gjatë prej 13 ditë me nga 350km. Tërë këtë e përjetoj si projek të përfunduar me sukes, ku para se gjithash mësova shumë, për veten dhe për këto gara. Jam i lumtur dhe i plotësuar, tregova se mundem dhe tani nuk më mbetet asgjë tjetër përveç që të mendoj për projektin vijues :).
FJ: Si kyretar i FAM në mënyrë aktive punoni dhe synoni zhvillimin e sportit në Maqedoni. Ku jemi me fushën e biçiklizmit?Ekzpansioni është evident. Sa ka kushte këtu te ne për stërvitje me këtë tip të vozitjes dhe çka na nevojitet?
Përgjigje: Si kryetar i Federatës Alpiniste Maqedonase, bashkarisht me një numër të mirë të kolegëve të mi, punojmë me pëkushtim për zhvillimin e alpinizmit. Sporti ynë, ashtu si edhe sportet tjera në natyrë, fitojnë vëmendje më të madhe vazhdimisht e më shumë nga njerëz dhe po, këtë e vërejmë të gjithë. Nuk do të mund të flas për biçiklizmin në aspektin e sportit të organizuar dhe të përfaqësuar nga Federata e përshtatshme. Kampionatin në biçiklizmin në rrugë e ndjek, por, këtu përfundon “përfshirja ime“ në atë aspekt të vozitjes. Mund të flas për atë që unë e bëj dhe ajo është diçka në nivel e sportit amater. Kemi vend të mrekullueshëm dhe si njeri i cili dy decenie të plota përqendrimin e tij i’a ka kushtuar maleve dmth.,” larg asfaltit”“, mund të them se kemi vende të shkëlqyera për vozitje në asfalt,dmth., biçiklizëm në rrugë. Dhe është shumë e thjeshtë: e nevojshme është vetëm biçiklizmi në rrugë dhe dëshirë, motiv për vozitje dhe/ose kërkime. Kemi kushte të shkëlqyera për përgatitje dhe shpresoj se deri vitin e ardhshëm do të kemi më shumë vozitës maqedonas në gara të tilla me ultra distancë, sepse kemi edhe kapacitete njerzore. Duhet vetëm pak të punojmë për ndërtimin e vetëbesimit :).
FJ:Çka është e radhës? A do ta shohim Igorinë fushë të re ose me garat me biçikleta?
Përgjigje: Nuk jam i sigurtë se në të ardhmen nuk do të hyj në ndonjë fushë të re të lojërave dhe të tejkalimit të vetvetes. Por,madje unë nuk e pash veten as në biçiklizmin e rrugëspara një viti. Momentalisht, mes kaq shumë lojërave dhe lodrave (kënqem me alpinizmin, skijimin, fotografinë, biçiklizmin), me siguri do të prisja një kohë të më tërheqdiçka tjetër. Sa i përket biçiklizmit, tashmë kam një sfidë të re për vitin e ardhshëm, që do të ndodh në fillim të muajt maj, dhe është e ngjajshme me garën nëpër Kroaci nga aspekti i gjatësisë, por këtë radhë nëpër Holandë, dhe bëhet fjalë për garën prej rreth 1.700km. Vitin vijues, për dallim nga ky vit, ku për mua dononte biçiklizmi, do të doja që përfundimisht të nënvizoj edhe disa ngjitje alpiniste për të cilat kam menduar një kohë të gjatë. Shpresoj për një vit të mirë dhe laraman :).