Acai Berry (Kokërra Açai)

Acai Berry (Kokërra Açai)

Ato rriten në pyjet e Amazonës, quhen “super ushqime” në Brazil dhe tani konsumohen në të gjithë botën. Ato kanë një profil ushqyes unik si për fruta, sepse përmbajnë më shumë yndyra të shëndetshme se sa sheqer. 100 g kokrra përmbajnë 5 g yndyrë dhe vetëm 2 g sheqer. Ato janë të pasura me vitamina A, C, B1 dhe B2, E dhe minerale si krom, zink, hekur, bakër, mangan, magnez, kalium, kalcium dhe fosfor. Ngjyra e tyre e errët vjollcë është për shkak të antocaneve që veprojnë si antioksidantë në trup. Këto kokrra përmbajnë tri herë më shumë antioksidantë sesa boronicat. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira duke parandaluar një sërë sëmundjesh si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Një sërë studimesh mbi kafshët kanë treguar se ato kanë fuqinë për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak. Studiuesit besojnë se ato do të kenë të njëjtin efekt te njerëzit. Në Amazon, açai beri shërben si një afrodiziak natyral, dhe studimet mjekësore kanë treguar se stimulon prodhimin e estrogjenit dhe testosteronit. Açai beri përdoret rregullisht në industrinë e kozmetikës sepse funksionon shumë mirë në lëkurë dhe flokë.