Nëse jeni të lumtur nuk do të thotë që keni arritur të ktheni gjithçka në përsosmëri, por thjesht i keni parë përtej të metave
Shijimi i momentit këtu dhe tani është një zakon që fitohet përmes praktikës. Nëse nesër e kërkoni lumturinë, ka shumë mundësi që ju të bëni të njëjtën gjë edhe kur të arrini ëndrrën tuaj. Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, aftësia për të vlerësuar atë që është para jush nuk ka të bëjë me atë që zotëroni. Ka të bëjë më shumë me atë se sa mirë i matni gjërat e mira në jetë, të cilat jepen në cilën kohë qoftë. Filloni ta doni atë që keni për ta bërë ndjenjën edhe më të ëmbël kur, herët a vonë, të arrini atë që dëshironi.
Gjetja e një arsye për të qenë të lumtur këtu dhe tani do të jetë e dobishme në të ardhmen . Dr Deker Kaltner i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, thotë se ai mund të parashikojë të ardhmen e njerëzve nga forca e buzëqeshjes së tyre. Studiuesit vëzhguan fotografi ose imazhe nga alamanku të 111 studenteve të marra midis viteve 1958 dhe 1960. Analizat e mëvonshme zbuluan se femrat që kishin një shprehje pozitive në fotografi ishin më të suksesshme, kishin më shumë vetëbesim dhe martesa edhe më të lumtura.
Përqendrimi në lumturinë do të përmirësojë shëndetin tuaj. Njerëzit e marrin shëndetin e tyre si të mirëqenë përderisa nuk rrezikohet. Dr. Kristofer Peterson nga Universiteti i Miçiganit, i cili ka studiuar lidhjen midis optimizmit dhe shëndetit për më shumë se 20 vjet, argumenton se optimistët kanë imunitet më të fortë sesa pesimistët. Kjo mund të jetë vetëm për faktin se optimistët tregojnë një tendencë më të madhe për t’u kujdesur për veten, por në këtë rast pasoja përfundimtare është e rëndësishme. Vendosni të jeni të lumtur tani, vetëm nga ju varet kjo dhe do t’i shijoni ditët me shëndet të mirë.
Lumturia konsistente dhe afatgjatë varet nga aftësia juaj për të vënë re dhe vlerësuar gjëra të vogla. Dhe atëherë kur të arrini të keni gjithçka që dëshironi, do të vazhdoni të jeni një shembull jetësor i sukseseve dhe zbaticave. Nëse deri tani nuk keni mësuar të shijoni gjërat e vogla, atëherë gjendja shpirtërore do të lihet në mëshirën e kushteve të jetesës që ndryshojnë vazhdimisht. Që do të thotë se sa herë që gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar, ju do të jeni thellësisht të pakënaqur dhe në depresion, jo vetëm pak të zhgënjyer dhe të vendosur për të ndryshuar gjërat për mirë. Filloni të mendoni për gjërat që mund të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe ngrohtësi në shpirtin tuaj. Ndoshta ju gëzoheni kur jeni në shoqërinë e kafshës suaj, kur dëgjoni zhurmën e shiut që bie, kur vraponi në park. Pavarësisht nga ndryshimet, vetëm zgjedhja e kënaqësive të thjeshta do t’ju ndihmojë të qëndroni fort në tokë.
Çdo ditë është një shans i ri për t’u bërë më mirë se dje. Kjo moto mund të rrisë vetëbesimin tuaj, dhe kjo do të thotë automatikisht lumturia juaj. Nëse jeni të fiksuar për të qenë perfekt në atë që bëni, në rolin që luani si prind, burrë, mik, nuk do të jeni kurrë të lumtur. Është koha për të filluar të shikoni gjërat që bëni si një shans për t’u bërë më mirë. Vendosni synime të vogla për veten tuaj, për shembull nëse deri dje keni arritur të shihni miqtë tuaj, sot, përpiquni të përfshini prindërit tuaj në planet tuaja. Duke u përqendruar në përmirësime të vogla dhe mini-qëllime, natyrisht që do të filloni t’i afroheni ëndrrave tuaja të mëdha. Breni ngadalë, gllënjkë pas gllënjke dhe do të arrini në zemërn e mollës.
Tani për tani ju mund të jeni ajo që dëshironi të jeni, pavarësisht se si duket situata. Ju mund të mashtroni veten se jeta juaj duhet të ndryshojë në mënyrë dramatike për t’u bërë personi që dëshironi të jeni. Se nuk mund të ndihmoni të tjerët sepse nuk fitoni shumë. Se nuk mund të jesh aventurier nëse nuk e shes shtëpinë. Por e vërteta është se ju mund të jeni çdo gjë që dëshironi të jeni në çdo kohë. Ju mund të mos keni para, por do t’i ndihmoni miqtë tuaj vetëm nëse i dëgjoni problemet e tyre. Ju mund të mos keni para për të nisur një udhëtim aventurier, por një aventurë emocionuese qëndron në takimin e njerëzve që ecni me fëmijët në të njëjtin park çdo ditë. Mos kërkoni justifikime, edhe sot mund të bëheni personi që dëshironi të jeni, sepse lumturia është një gjendje shpirtërore.
Kërkimi i lumturisë në të tashmen bën një ndryshim në jetën e njerëzve të tjerë. Edhe pse ne të gjithë kemi qëllime dhe ëndrra të ndryshme, ideali kryesor në frontin e quajtur jetë, duhet të jetë jeta me një kuptim që ndikon pozitivisht në botë. Lumturia është një zgjedhje momentale që shumica e njerëzve e kanë të vështirë ta bëjnë. Por nëse zgjidhni të inkurajoni të paktën një person të veprojë si ju, do të krijoni një oqean njerëzish pozitivë dhe të lumtur. Lumturia nuk është ajo që keni, ajo ndryshon, ajo nuk është kurrë e përhershme. Kuptimi i lumturisë jep interpretimin tuaj të asaj që keni përpara. Sa krenar jeni për jetën që po jetoni tani, sa të gatshëm jeni për të shijuar kënaqësitë e thjeshta të kësaj bote krejtësisht të papërsosur.