Mafini me djathë

Mafini me djathë

Përbërësit e nevojshëm:

  • 200 g biskota
  • 100 g gjalpë
  • gisht kanellë
  • 250 g djathë krem
  • 160 g kos grek
  • 5 lugë mjaltë
  • 1 vezë
  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 3 lugë reçel luleshtrydhe

Përgatitja:

Bëni reçel luleshtrydheje duke zier 10 luleshtrydhe (të ngrira) me 2 lugë sheqer, pak lëng limoni dhe ujë në zjarr të ulët derisa luleshtrydhet të zbuten, nëse dëshironi mund t’i copëtoni për t’i bërë më të vogla.

Biskotat i grijmë dhe i hedhim në gjalpë të shkrirë, e rregullojmë këtë përzierje në një tepsi kekash dhe i pjekim në 200 gradë për rreth 5 minuta.

Rrihni kremin e djathit, kosin grek, të bardhat e vezëve, vezën dhe vaniljen me një mikser dhe derdhni përzierjen mbi çdo kek. Shtoni pak reçel luleshtrydhe sipër.Piqeni në 170 gradë për 20 minuta të tjera.Ftohini kekat mirë para se t’i servoni.