Krepa paleo

Krepa paleo

Përbërësit e nevojshëm:

  • 64 g miell bajame

  • 42 g miell tapioke

  • 32 gr miell kokosi

  • ½ lugë kafeje me sodë bikarbon

  • Një gisht kripë

  • 4 vezë të mëdha

  • 85 g qumësht bajame
  • 1 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje

  • 1 lugë çaji uthull vere të bardhë

  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

  • gjalpë ose vaj kokosi për të lyer tiganin

Përgatitja:

Në një tas të thellë, kombinoni të gjithë përbërësit e thatë. Në një enë tjetër bashkoni përbërësit e mbetur. Hidhni përbërësit e lagur në ato të thatët dhe përziejini që të merrni një masë homogjene. Ngrohni tiganin teflon dhe lyejeni lehtë me gjalpë ose vaj kokosi. Masën e vendosni në tepsi, krepat duhet të jenë më të trasha dhe jo domosdoshmërisht shumë të mëdha. Skuqini për 2-3 minuta nga secila anë. Shërbejeni të ngrohtë me mjaltë, banane ose si pjatë anësore nëse dëshironi.