Jeta e privilegjuar e Sophia-s (luajtur nga Sienna Miller) si gruaja e politikanit të fuqishëm James, merr një kthesë në rënie pasi një sekret skandaloz zbulohet për publikun. James do të akuzohet për një krim tronditës – abuzim seksual.
Sophie është plotësisht e bindur për pafajësinë e burrit të saj të nderuar dhe të respektuar, derisa prokurorja publike nuk e nxjerr edhe kartën e fundit për të dëshmuar se ai është fajtor. Një triler psikologjik i cili, përmes dramës emocionuese në sallën e gjyqit, e përshkruan jetën e elitës britanike të mbushur me skandale personale dhe politike, ku e vërteta qëndron mes drejtësisë dhe privilegjit.