Tortë çokollate pa pjekje

Tortë çokollate pa pjekje

Përbërësit e nevojshëm:

  • 250 g bajame (mund të jenë të papjekura ose pak të pjekura)
  • 1/3 gotë lajthi (mund të jenë të papјekura ose pak të pjekura)
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 250 g hurma të freskëta
  • një majë kripë
  • 3-4 lugë ujë, aq sa është e nevojshme për të bërë një masë ngjitëse

Përbërësit për mbushjen:

  • 1 avokado e pjekur
  • 1 banane e pjekur
  • 3-4 lugë kakao
  • 3 lugë shurup agave ose mjaltë
  • 2 lugë vaj kokosi

Përgatitja:

Grini në blender bajamet dhe lajthitë, por jo shumë imët, është mirë të ketë copa pak më të mëdha. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve dhe bëni një masë ngjitëse që do ta derdhni në një kallëp për tortë (me diametër 24 cm). Nëse hurmat nuk janë mjaftueshëm të freskëta, vendosni në ujë të nxehtë për 15 minuta që të zbuten. Bazën e përgatitur në këtë mënyrë vendoseni në frigorifer për rreth 30 minuta. Përbërësit e mbushjes hidhni në blender dhe përzeini për të fituar një krem ​​të hollë. Kremin e fituar hidhni mbi bazën e ftohur dhe vendoseni përsëri në frigorifer edhe për 30-40 minuta. Dekoroni sipër me fleta bajamesh ose fruta pylli.