Përbërësit e nevojshëm:
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 2 qepë të grira
- 280 gr karota të grira
- 2-3 lugë çaji spec djegës në pluhur
- 2 x 400 g domate të grira (të freskëta ose të konservuara)
- 2 x 400 g fasule të kuqe të konservuara
- 6 tortilla të vogla integrale
- 200 g kos me sasi të ulët yndyre
- 50 gr djathë çedar
Përgatitja:
Pasi të jetë nxehur vaji në një tigan të madh, skuqni qepën dhe karotat derisa të zbuten, shtoni pak ujë nëse fillojnë të ngjiten. Hidhni piperin djegës dhe gatuani edhe 1 min. Shtoni domatet dhe fasulet dhe lereni masën të ziejë dhe të trashet. Largoni përzierjen nga zjarri dhe hidhni erëzat.
Ngroheni furrën në 200 gradë. Në një enë rezistente ndaj zjarrit vendosni një pjesë të salcës dhe sipër saj rradhisni tortillat pasi t’i keni lyer paraprakisht me përzierjen dhe t’i keni palosur mirë. Hidhni përzierjen e mbetur sipër. Përzieni kosin dhe djathin e grirë me disa erëza dhe me lugë hidhni sipër ençiladave. Lereni të piqet për disa minuta derisa pjesa e sipërme të skuqet. Shërbeni me sallatë jeshile.