Çfarë në kohën e lirë? Film, Air

Çfarë në kohën e lirë? Film, Air

Një tjetër realizim filmik për dyshen e papërsëritshme filmike Ben Aflek dhe Met Dejmon. Këtë herë ata i bashkuan talentet e tyre në një film biografik, sportiv dhe dramatik kushtuar krijimit të atleteve ikonike “Air Jordan”. Filmi tregon të gjithë idenë e kompanisë “Nike” që t’i bashkojë forcat me basketbollistin legjendar Majkëll Xhordan. Një film i mrekullueshëm për të gjithë familjen që inkurajon dhe frymëzon. Atletet e njohura si “Jordans” janë ende një nga modelet më të kërkuara në treg dhe historia e dominimit të tyre si në skenën e modës ashtu edhe në atë sportive transmetohet në mënyrë autentike nën regjinë e Ben Aflek.