Nëse jeni adhurues i temave të krimit, atëherë shikoni serialin që ka infektuar botën. Seriali përshkruan jetën e një gruaje të zgjuar dhe ambicioze nga Kolumbia, Grizelda Blanko, e cila në vitet ’70 dhe ’80 krijoi një nga kartelet më fitimprurëse të drogës në histori. Ajo ishte një nënë e përkushtuar e cila posedonte një hijeshi vdekjeprurëse dhe një dozë egërsie, prandaj i drejtonte me sukses biznesin dhe familjen. Roli kryesor i të ashtuquajturës “Vejushë e Zezë” iu caktua aktores Sofia Vergara. “Grizelda Blanko ishte një personazh më i madh se jeta, taktikat e pamëshirshme por të zgjuara të së cilës i mundësuan asaj të udhëheqë një perandori me vlerë miliarda dollarëshe dhe atë shumë përpara kohës së kumbarëve famëkeq meshkuj për të cilët dimë kaq shumë”, deklaroi aktorja.
Çfarë në kohën e lirë? Propozime serial televiziv, Griselda
![Çfarë në kohën e lirë? Propozime serial televiziv, Griselda](https://pluspharma.mk/wp-content/uploads/2024/03/griselda.jpg)