TORTË E SHËNDETSHME ME LULESHTRYDHE DHE KOS

TORTË E SHËNDETSHME ME LULESHTRYDHE DHE KOS

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR PANDESPANJËN:

  • 200 g fjolla tërshëre (të bluara në miell)
  • 100 g bajame ose arra të bluara
  • 3 vezë
  • 3 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • një majë kripë
  • 100 ml vaj kokosi (ose vaj ulliri)

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

  • 400 g kos grek
  • 200 g luleshtrydhe të freskëta, të prera
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë gjelle pluhur agar-agar (ose xhelatinë)

PËRGATITJA:

Ngrohni paraprakisht furrën në 180°C. Në një enë përzieni miellin e tërshërës, bajamet e bluara, pluhurin për pjekje dhe kripën. Shtoni vezët, mjaltin, vaniljen dhe vajin e kokosit. Përzieni derisa të përftoni një masë të trashë. Masën derdhni në një kallëp të shtruar me letër furre dhe rrafshoni. Piqni për 20-25 minuta, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Lini të ftohet. Në një enë të vogël përgatitini xhelatinën me 2-3 lugë ujë dhe lini të bymehet. Më pas, ngrohni pak derisa të shkrihet. Në një enë tjetër përzieni kosin me mjaltin dhe vaniljen. Shtoni luleshtrydhet e prera. Në fund hidhni xhelatinën e shkrirë dhe përzieni mirë masën. Mbushjen e hedhim mbi pandespanjën e ftohur. Lini tortën në frigorifer për të paktën 3-4 orë (ose gjatë gjithë natës) që të forcohet. Para se ta shërbeni, zbukuroni me luleshtrydhe të freskëta dhe hidhni sipër pak arra të grira.