AVENTURA PËR BINJAKËT, SUKSES PËR VIRGJËRESHAT
DASHI: Përfitoni nga prania e Saturnit në shenjën tuaj të zodiakut dhe lëvizni gjërat në drejtimin e duhur të jetës. Domethënë, vitaliteti, guximi dhe gatishmëria për të filluar ndryshimet në planin psikofizik duhet të jenë motivuesit kryesorë që do t’ju çojnë drejt suksesit dhe harmonisë. Jini aktiv në fushën e dashurisë.
DEMI: Ju rekomandohet të neutralizoni emocionet dhe të mos impononi kontakte të cilat që në fillim janë të destinuara të dështojnë. Gjëja më e rëndësishme është të kuptoni se durimi dhe pavarësia janë të domosdoshme për ju, prandaj mësoni nga përvoja dhe me veprime të guximshme eliminoni frikën dhe kufizimet psikofizike.
BINJAKËT: Krijoni parakushtet për krijimin e një bashkëpunimi harmonik, pasi yjet do t’ju ndihmojnë të realizoni dëshirat tuaja. Në planin profesional, mos hyni në aktivitete të rrezikshme. Këta muaj janë të shkëlqyer për të udhëtuar dhe për t’iu dorëzuar aventurave.
GAFORRJA: Fati do të shkëlqejë përsëri në qiellin tuaj, gjë që do t’ju ndihmojë të dilni nga situata shumë problematike në të cilën u gjendët për shkak të besimit të tepërt në sugjerimet e të tjerëve dhe naivitetit tuaj. Besoni në vlerat tuaja dhe ecni përpara drejt një perspektive të re jetësore.
LUANI: Shqetësimet dhe kufizimet e imponuara nga njerëzit që ju rrethojnë ju kanë shkaktuar parehati shpirtërore dhe nervozizëm, një gjendje që mund të ketë pasur ndikim të keq në shëndetin tuaj. Por, për shkak se i vutë re rreziqet në kohë, më në fund do të jeni në gjendje të merrni frymë lirisht dhe t’i dorëzoheni humorit të mirë.
VIRGJËRESHA: Hapi drejt krijimit të një vizioni të ri në jetë tashmë është hedhur, prandaj shumë gjëra do të shkojnë më lehtë për ju që tani e tutje. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të relaksoheni dhe të harroni detyrimet tuaja, do t’ju duhet të stabilizoni rrethanat me një forcë akoma më të madhe. Për të ndjerë progresin, duhet të punoni me shumë këmbëngulje dhe disiplinë.
PESHORJA: Pas angazhimeve të lodhshme që keni pasur në periudhën e mëparshme, kur u përballët me papërgjegjshmërinë dhe sjelljen egoiste të të tjerëve, më në fund ka ardhur koha për të eliminuar melankolinë dhe për të përjetuar momentet pozitive të jetës. Gjëja më e rëndësishme është që gjatë këtyre muajve vlerat tuaja të larta do të dalin në pah.
AKREPI: Energjia pozitive që tregoni në qasjen tuaj ndaj gjërave tregon se do ta arrini lehtë dhe shpejt qëllimin tuaj, prandaj besoni në vlerat tuaja, manifestoni qëllimin e mirë dhe qëndroni besnik ndaj vizionit që synoni të zbatoni. Kjo periudhë është e përshtatshme për udhëtime në distanca të gjata.
SHIGJETARI: Nuk jeni të kënaqur me gjërat në dashuri, prandaj do t’ju duhet të ndryshoni diçka në sjelljen tuaj nëse doni të ndieni përparimin. Në vend që të lodheni në aspekt psikofizik me aktivitete të jashtme, është më mirë t’i dorëzoheni kënaqësisë që sjell shtëpia dhe të pushoni mirë.
BRICJAPI: Ashtu siç veproni në jetë, atë duhet të prisni edhe në të ardhmen. Ju këshillohet të mos i nënshtroheni premtimeve të të tjerëve dhe të niseni pa menduar në rrugën e fshehtë dhe të rrezikshme, sepse do të vijë koha kur do të pendoheni shumë për veprimet që mund të ndërmerrni.
UJORI: Gjendja juaj psikofizike nuk është më e përsosura, kryesisht për shkak të shpenzimit të panevojshëm të energjisë krijuese për njerëz dhe ngjarje që nuk ju kanë sjellë paqe dhe harmoni. Prandaj, është e nevojshme të përcaktoni prioritetet tuaja, të mbroheni nga ndikimet negative të mjedisit të jashtëm dhe të gjeni kohë për pushim dhe relaksim.
PESHQIT: Jini aktivë dhe të hapur ndaj sfidave, por në të njëjtën kohë vendosni prioritetet tuaja dhe ndërtoni konceptin me të cilin do të ecni në jetë. Nëse vazhdoni të manifestoni pasiguri, shpërqendrim dhe ndjeshmëri ndaj ndikimeve të jashtme, atëherë do të jeni të dënuar paraprakisht me dështim. Yjet tregojnë se ju zotëroni forcën dhe cilësinë për të kapërcyer kufizimet, thjesht duhet të besoni më shumë në vlerat tuaja.
