Përbërësit:
- 8 tortilla të vogla
- 400 g kungull të qëruar
- 250 g kërpudha të freskëta
- ¼ lakër e kuqe
- 1 qepë e kuqe e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji piper i kuq i bluar
- ½ lugë çaji qimnon i bluar
- kripë dhe piper i zi sipas dëshirës
- disa degë majdanoz të freskët
Përbërësit për salcën:
- 150 g kos grek
- 1 thelb hudhër
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- pak kripë
Përgatitja:
Prisni kungullin në kube të vogla dhe vendoseni në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe spërkateni sipër me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Erëzojeni me piper të kuq, qimnon, kripë dhe piper të zi. Piqeni në furrë të parangrohur në 200 °C për rreth 25 minuta, derisa të zbutet.
Prisni kërpudhat në feta të holla, kurse qepën në gjysmërrathë dhe skuqni në vaj ulliri të nxehtë. Para përfundimit, shtoni një thelb hudhre të grirë imët, pak kripë dhe piper të zi.
Prisni lakrën e kuqe në shirita të hollë dhe shtypni butësisht me pak kripë për ta zbutur.Për salcën, përzieni kosin, hudhrën e grirë imët, lëngun e limonit dhe pak kripë.
Ngrohni tortillat për pak çaste në një tigan të thatë. Vendosni kungullin e pjekur, kërpudhat me qepë dhe pak lakër të kuqe në secilën tortillë. Hidhni salcën e kosit dhe spërkatni me majdanoz të freskët.
