SUKSES PËR AKREPËT, DASHURI PËR LUANËT
DASHI: Yjet ju rekomandojnë që të mos mbështeteni te të tjerët, por të përdorni forcën tuaj për të hapur rrugën drejt realizimit dhe suksesit. Iniciativa juaj dhe shpirti luftarak dinë të përballen me kufizimet, prandaj besoni në vlerat tuaja dhe përcaktoni prioritetet. Gjëja më e rëndësishme është të mos veproni në mënyrë impulsive dhe të pamenduar, por të ecni me durim drejt qëllimit.
DEMI: Keni qëndruar mjaftueshëm pasivë dhe keni pritur që të ndodhë një mrekulli për t’ju nxjerrë nga kriza. Vetëm duke vepruar me guxim dhe vendosmëri do të çliroheni nga kufizimet dhe do të hapni një perspektivë harmonike. Mos u pendoni për të kaluarën, sepse kur një derë mbyllet, një tjetër hapet.
BINJAKËT: Ngadalë, por me siguri, keni arritur të stabilizoheni dhe të tregoni vendosmëri në betejën kundër personave që ndikojnë negativisht në personalitetin tuaj. Prandaj, shijoni fitoren dhe krijoni një strategji të re që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj më shpejt. Mos ndërmerrni veprime të rrezikshme në aspektin profesional ose financiar.
GAFORRJA: Krijoni një vizion të ri në jetë dhe besoni në vlerat tuaja, sepse vetëm kështu do të jeni në gjendje të dilni nga kriza. Është koha të veproni me guxim dhe pa paragjykime për t’u nisur drejt asaj që ju tërheq. Frika dhe pasiguria nuk do t’ju sjellin sukses dhe ndryshime pozitive.
LUANI: Tregoni se ndryshimet pozitive që ju kanë ndodhur së fundmi janë rezultat i veprimit të vazhdueshëm dhe këmbëngulës, e jo i frymëzimit të çastit. Vazhdoni të ecni drejt qëllimit me të njëjtin ritëm dhe zhvilloni aftësinë për të përjetuar përvoja origjinale dhe progresive. Yjet tregojnë se në sferën e dashurisë do të arrini një nivel të lartë harmonie, gjegjësisht, tërheqja juaj do të dalë në pah.
VIRGJËRESHA: Hiqni dorë nga nevoja për të arritur sa më shpejt drejt qëllimit, me mençuri dhe durim, perceptoni rrethanat në të cilat ndodheni dhe tregoni se jeni në gjendje të përballoni faktorët kufizues. Nuk do të arrini sukses nëse vazhdoni të shikoni me keqardhje ngjarjet e së kaluarës, por drejtohuni me guxim në perspektivat e së ardhmes.
PESHORJA: Pranoni gjërat e reja dhe mos mendoni për përvojat negative nga e kaluara, sepse keni aftësinë për t’u përballur me sukses edhe me sprovat më të vështira. Përballuni me të panjohurën dhe shkoni drejt asaj që ju tërheq. Është koha të bëni diçka të mirë për veten dhe të arrini sukses në punë dhe dashuri.
AKREPI: Yjet ju rekomandojnë që t’i merrni gjërat në dorën tuaj dhe të ecni me guxim drejt qëllimit. Mjaftueshëm jeni ndier të ngarkuar dhe të rraskapitur, prandaj do t’ju duhet të ndërmerrni veprime për të tejkaluar letargjinë dhe krizën psikofizike. Duke forcuar vetëbesimin, energjinë pozitive dhe guximin, suksesi nuk do t’ju anashkalojë.
SHIGJETARI: Eliminoni pesimizmin dhe përballuni me optimizëm me sfidat e jetës sepse ekziston mundësia e kapërcimit të situatave problematike. Tregoni gatishmëri për të bashkëpunuar, kaloni kohë me njerëzit e afërt dhe përqendrohuni te paqja dhe harmonia. Kjo periudhë është e favorshme për udhëtime dhe investime në pasuri të paluajtshme.
BRICJAPI: Pasiviteti dhe varësia juaj nga të tjerët deri më tani nuk ju kanë sjellë rezultate të rëndësishme. Prandaj, do të duhet të jeni më energjikë në zbatimin e ideve tuaja, sepse zotëroni forcën dhe cilësinë e nevojshme për të përparuar si në dashuri, ashtu edhe në aspektin profesional. Mos e harxhoni energjinë tuaj pozitive për njerëz që nuk ju meritojnë.
UJORI: Synoni me guxim qëllimin tuaj dhe mos i lini asgjë rastësisë. Ju këshillohet të mos i shpenzoni emocionet dhe energjinë tuaj për njerëz dhe situata që nuk premtojnë një perspektivë harmonike. Krijoni marrëdhënie që nuk do të bazohen në kënaqësi momentale dhe interes të njëanshëm, por në respekt të ndërsjellë dhe përmbushje shpirtërore.
PESHQIT: Pasiguria dhe shpërqendrimi nuk do t’ju lejojnë të merrni iniciativë dhe të zbatoni me guxim idetë tuaja. Bëni një plan përpara se të veproni, sepse konfigurimet planetare nuk janë të pozicionuara në mënyrën më harmonike për shenjën tuaj të zodiakut. Kjo tregon se rreziqet e mundshme dhe vlerësimet e gabuara mund t’ju çojnë drejt një situate problematike.
