6 këshilla shëndetësore që çdo mjek do të donte t’i dinit

6 këshilla shëndetësore që çdo mjek do të donte t’i dinit

Këshillën që do ta mbështesë çdo person që mban titullin dr. (DOKTOR) është: mos kërkoni simptomat e gjendjes tuaj shëndetësore në internet! Interneti nuk jep diagnoza të sakta dhe do t’ju shërojë edhe më pak. E vetmja gjë që do të merrni është një sulm paniku që ditët tuaja janë të numëruara. Mbani mend këtë rregull, por ndërkohë mësoni çfarë e përbën bazën e një jete të shëndetshme.

DERMATOLOGU – Botoksi nuk është vendimtar që ju të dukeni të freskët dhe të shëndetshëm!

Me një investim të vogël në emër të lëkurës me shkëlqim, ju mund të merrni shumë në këmbim. Filloni me këto hapa sapo të vini re shenja të dukshme të plakjes – vija të holla rreth syve ose pikmentim (njolla të errëta) Nëse keni lëkurë të ndjeshme, konsultohuni me një dermatolog.

HAPI I PARË

Aplikoni serumin e fytyrës me bazë vitaminën C çdo mëngjes. Vitamina C është një antioksidant i shkëlqyeshëm (që do të thotë se lufton radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën), i cili stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana tjetër e rimbush dhe e shtrëngon lëkurën. Vitamina C është një zbardhues i njohur, i cili do të zbardhë njollat e errëta dhe do të harmonizojë tenin e lëkurës.

HAPI I DYTË

Aplikoni krem kundër diellit çdo ditë, edhe në dimër, për të hequr qafe rrezet e dëmshme UVA. Kërkoni një krem që përmban të paktën 5% oksid zinku, aplikojeni sa një lugë çaji.

HAPI I TRETË

Aplikoni retinol (një derivat i vitaminës A) në mbrëmje. Është freskuesi më i mirë i lëkurës i njohur deri më tani. Por për rezultate do të duhet të prisni nga dy deri në tre muaj. Si fillim, filloni me një krem ose serum që përmban një përqindje të vogël të retinolit dhe aplikojeni çdo dy net për ta bërë lëkurën tolerante ndaj përbërësit aktiv.

DENTISTI – Kërcitja e dhëmbëve seriozisht i plak dhëmbët

Në ditët e sotme, nuk është e pazakontë të vërehet një person me një nofull të ngurtë dhe shumë njerëz i kërcasin dhëmbët në gjumë. Kjo praktikë çon në plakjen e parakohshme të dhëmbëve (për 3 muaj çdo natë) dhe më së shpeshti shkaktohet nga stresi. Kërcitja e dhëmbëve është një mekanizëm mbrojtës që stimulon sekretimin e endorfinës, hormonit të lumturisë. Zakonisht njerëzit shtrëngojnë dhëmbët e përparmë, të cilët me kalimin e kohës bëhen më të hollë, ndërsa të tjerët shtrëngojnë dhëmballët, kështu që vuajnë nga dhimbje të pashpjegueshme në nofull, qafë dhe shpinë. Joga dy herë në javë është e mjaftueshme për të hequr qafe të gjithë tensionin, përfshirë atë që grumbulloni në gojë. Nëse e gjeni veten duke shtrydhur nofullën gjatë ditës, gjasat janë që të njëjtën gjë do ta bëni edhe gjatë gjumit dhe duhet ta zgjidhni menjëherë!

PSIKIATRI – Miqtë e tu janë ilaçi më i mirë

Gjatë vitit, një në katër do të përjetojë një problem të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi, gjë që do t’i pengojë ata të funksionojnë normalisht. Por më shpesh njerëzit vuajnë nga disforia ose një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, dhe mjekësia nuk është zgjidhja. Përvoja të tilla si ndarja, pushimi nga puna ose frika për të ardhmen e përshkruajnë atë ndjenjë. Në raste të tilla, ilaçi më i fortë është rrjeti juaj mbështetës – miqtë dhe familja. Detyra e tyre është t’ju ndihmojnë t’i mbijetoni atyre ndjenjave, t’ju këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm, të qëndroni të angazhuar dhe miqësor dhe të mendoni pozitivisht, sigurisht me angazhimin tuaj 100%. Por nëse pas disa javësh nuk arrini të vini në vete (vuani të përqendroheni në punë, nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, nuk kënaqeni me aktivitetet që dëshironi), shkoni te një psikiatër, mund të keni nevojë për ndihmë shtesë dhe është nuk është e turpshme ta kërkosh atë.

MJEKU I MJEKËSISË TË PËRGJITHSHME – Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, atëherë bëni sport

Alkooli, cigaret dhe aktiviteti fizik, prisni… çka ishte ai aktivitet? Një jetë e reduktuar në vese plot me stres – kështu jetojnë shumica prej nesh. Nuk janë vetëm rreziqet afatgjata ato që duhet të na bëjnë të mendojmë, por pasojat që po ndjejmë aktualisht, por me këmbëngulje i injorojmë. Për shembull, pirja e shpeshtë shkatërron gjumin, ndërsa pirja e duhanit ndikon në sistemin imunitar dhe na bën të prirë ndaj infeksioneve të mushkërive. Nëse e vendosni sportin në krye të listës suaj të prioriteteve, së shpejti do të vini re se si gjërat shkojnë në vend. Sporti ju bën të ndiheni më mirë në trupin tuaj dhe kjo do t’ju motivojë të ushqeheni më shëndetshëm. Ushtrimi gjithashtu redukton stresin dhe më pak stres do të thotë më pak dëshirë për alkool dhe cigare.

DIETOLOGU- Tre super ushqimet që ju nevojiten tani

Për t’u ndierë mirë, keni nevojë për hekur, kalcium dhe acide yndyrore omega-3 çdo ditë. Nivelet e ulëta të hekurit çojnë në anemi, një gjendje që mund t’ju bëjë të lodhur dhe me humor. Rritja e marrjes së kalciumit, veçanërisht në të 20-at kur kockat ngurtësohen, zvogëlon rrezikun e osteoporozës dhe frakturave të ardhshme. Acidet yndyrore esenciale omega-3 marrin pjesë në strukturën e qelizave të trurit dhe ruajnë kapacitetin e kujtesës.

GJENEKOLOGU– Mos bëni panik, do të arrini të bëheni prind.

Fertiliteti nuk bie në gropë ditën kur mbushni 30 vjeç, siç mendohej dikur. Në atë moshë, fertiliteti është i shkëlqyer. Në veçanti, ju keni një shans 63% për të mbetur shtatzënë në 12 muaj. Specialistët e fertilitetit janë të qetë në lidhje me gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë në moshën 37 ose 38 (keni 53% mundësi për të mbetur shtatzënë në 1 vit) sepse mjekësia dhe njohuritë janë të avancuara, duke përfshirë trajtimet. Gjithashtu nuk duhet të shqetësoheni për marrjen e rregullt të kontraceptivëve. Mesatarisht, duhen vetëm 4 muaj pas ndërprerjes së mjetit kontraceptiv që ovulacioni të kthehet në normalitet, por 58% e grave ovulojnë në ciklin e parë. Mjekët ju këshillojnë të provoni të mbeteni shtatzënë për 12 muaj (6 muaj nëse jeni 35+), dhe nëse jeni të pafat, vetëm atëherë shkoni te mjeku. Mos harroni se alkooli, cigaret dhe stresi shkaktojnë plakjen e vezëve, ndaj merrni parasysh mënyrën tuaj të jetesës.