Një komponentë me shumë përdorime për kujdesin e fytyrës
Dëshironi të thjeshtësoni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën? Në vend të pesë, të përdorni vetëm një produkt i cili i siguron të gjitha përfitimet për lëkurën? Në këtë rast, keni nevojë për një serum ose krem me acid glikolik. Ky përbërës i mrekullueshëm është i fuqishëm në korrigjimin e të gjitha papërsosmërive të lëkurës, nga rrudhat e deri tek puçrrat.
Çfarë është saktësisht acidi glikolik?
Acidi glikolik është një acid alfa-hidroksi (AHA), një molekulë organike që përmban karbon. Natyrisht, kjo molekulë gjendet tek kallam sheqeri dhe frutat. Acidi glikolik i heq lidhjet midis keratinociteve (qelizave të lëkurës) të pranishme në shtresën e jashtme të lëkurës, pa pasur nevojë për përdorimin e teknikave të ashpra, mekanike për eksfolim. Ai nxit eksfolimin natyral dhe në këtë mënyrë përshpejton rinovimin e qelizave në mënyrë që të sjellë qeliza më të freskëta dhe më të reja në sipërfaqe.
Cilat janë përfitimet e acidit glikolik?
Ky superyll i kujdesit të lëkurës ka një listë të gjatë përfitimesh:
Redukton linjat e holla dhe rrudhat Acidi glikolik, në përqendrimet që gjenden në produktet e kujdesit të lëkurës, redukton simptomat e foto – plakjes. Një studim klinik tregon se formula me 8% acid glikolik ka nxitur përmirësim të dukshëm në lëkurën e përgjithshme të foto – dëmtuar. Subjektet vunë re se formula i ka plotësuar dukshëm vijat e holla pas përdorimit 22 javësh.
Minimizon poret Duke hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura, acidi glikolik i liron poret, duke i bërë ato të duken më të ngushta vizualisht. Edhe pse asgjë nuk mund të ndikojë në madhësinë e poreve, kur ato janë të pastra dhe nuk janë të bllokuara me yndyrë dhe qeliza të vdekura, ato duken më të vogla. Acidi glikolik i shkëput lidhjet që mbajnë qelizat së bashku dhe kështu largon qelizat e vdekura nga lëkura.
Ndihmon në luftën kundër puçrrave Sepse nxit eksfolimin e shtresës së vdekur të lëkurës në sipërfaqe, acidi glikolik parandalon përzierjen e lëkurës së vjetër dhe të vdekur me sebum dhe formimin e puçrrave.
Njëjtëson ngjyrën e lëkurës Statistikat tregojnë se acidi glikolik përmirëson diskolorimin dhe strukturën e lëkurës me 5% në krahasim me placebo.
Një tjetër përfitim: Acidi glikolik është i sigurt për përdorim edhe nga nënat e reja. Meqenëse disa përbërës të bukurisë, si BHA dhe retinoli, duhet të shmangen gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, acidi glikolik është një shpëtimtar për gratë gjatë kësaj periudhe.
Mënyra më e mirë për të përdorur acidin glikolik
Acidi glikolik mund të gjendet në të gjitha llojet e produkteve të kujdesit të lëkurës, nga pastruesit e deri te kremrat për kujdesin e lëkurës dhe eksfoliantët kimik medicinal. Pa marrë parasysh se cilin produkt do të zgjidhni, do të ndjeni përfitimet nga çdo përqindje e përqendrimit të acidit glikolik. Acidi glikolik vepron çdo herë që e përdorni dhe vepron menjëherë. Për përdorim në shtëpi, dermatologët këshillojnë përdorimin e produkteve me një përqendrim maksimal prej 10%. Një përqendrim më të lartë i acidit glikolik mund të përdoret vetëm nga dermatologu.
Efektet anësore të acidit glikolik
Njerëzit zakonisht nuk përballen me efekte anësore nga përdorimi i acidit glikolik, por për ata me lëkurë të thatë ose të ndjeshme ekziston një rrezik i vogël i acarimit. Nëse acidi glikolik në produkt është i pranishëm në një përqendrim të ulët, mund të përdoret çdo ditë. Ndërsa eksfoliant mjekësor me bazë acidin glikolik, lëkura mund të tolerojë vetëm një herë në muaj.
Efektet anësore më të këqija të acidit glikolik shfaqen nga përdorimi i pakujdesshëm, kur përqindja është e lartë. Acidi glikolik është një përbërës aktiv i fuqishëm që mund të shkaktojë djegie dhe shenja nëse nuk përdoret sipas udhëzimeve.
Skuqja e tepërt, një ndjesi djegieje e zgjatur në lëkurë, ndryshimi i ngjyrës në gri-të bardhë, ose në rastin më të keq, flluska në lëkurë, janë simptoma të një rreziku të mundshëm të shenjave të përhershme.
Përveç kësaj, njerëzit me lëkurë më të errët duhet të jenë të vetëdijshëm se përdorimi i tepërt i acidit glikolik mund të çojë në hiperpigmentim, i cili është e kundërta e asaj për të cilën shumica e njerëzve e përdorin këtë komponentë.
Njerëzit me lëkurë më të errët kanë një përqindje më të lartë të melaninës në lëkurën e tyre dhe acarimet e vogla si skuqja dhe qërimi i lëkurës mund të shkaktojnë një proces inflamator që çon deri në hiperpigmentim.
Nëse jeni të shqetësuar për këtë rezultat të mundshëm, aplikoni gradualisht përbërësin gjatë përkujdesjes, njëlloj si retinolin. Filloni me një përqindje më të ulët një herë deri në dy herë në javë, dhe nëse lëkura e pranon përbërësin, zmadhoni përdorimin për çdo natë të dytë.
Cilët përbërës nuk kombinohen me acidin glikolik?
Acidi glikolik nuk përdoret në të njëjtën kohë me acidin salicilik, vitaminën C, retinolin ose peroksidin e benzoilit, pasi kjo sjell rrezikun e acarimit. Përbërësit e përmendur mund t’i përdorni në ditë të tjera, por jo në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ditë.
Është shumë e rëndësishme të ndërmerrni masa shtesë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli sa herë që përdorni acid glikolik, ose cilindo qoftë acid tjetër ose retinol. Acidi glikolik, së bashku me AHA- të e tjera, rrisin ndjeshmërinë e lëkurës nga rrezet e dëmshme UV. Prandaj, më mirë është të aplikoni acid glikolik gjatë natës, kurse në mëngjes aplikoni një krem me SPF 30 ose 50.