Me fillimin e pranverës, fillon edhe lulëzimi i pjesës dërmuese të vegjetacionit, kurse tërë kjo na shkakton edhe rritjen e sasis së polenit dhe materieve të tjera në ajër. Nëse jeni i prirur ndaj alergjive, atëherë mësoni diçka më shumë për këto alegji dhe njihuni me disa nga mënyrat për parandalimin e shkaktarëve të alergjive.
Kurkuma përshpejton bllokimin e imunoglobinës E dhe në këtë mënyrë merr pjesë në prevenimin dhe zbutjen e simptomeve të alergjisë.
Çka janë alergjitë?
Alergjitë ndodhin kur organizmi gabimisht vë re materie jo të rrezikshme nga mjedisi si rrezik i madh, ku si pasojë inicion ose fillon reagim jashtëzakonisht të fuqishëm vetëmbrojtës. Materiet të cilat shkaktojnë reagimet alergjike quhen alergjen, kurse alergjenet më të njohura pranverore janë poleni i pemëve, i barit dhe mykut. Nga këto shkaktari më i shpeshtë i alergjive pranverore është poleni. Ai përbëhen nga kokërra shumë të imëta, të cilët gjatë periudhës së fertilitetit të bimës lirohen në ajër. Te njerëzit të cilët kanë tendencë të ndikohen nga këto alegji, pasi t’i thithin këto kokërra të imëta të polenit, sistemi imunologjik fillon të prodhon antitruptha, të cilët janë të gatshëm të luftojnë me alergjenin.Gjatë kësaj lufte lirohen shumë substanca kimike, siç janë histaminet, të cilat konsiderohen përgjegjëse për intensifikimin e simptomeve alergjike.
Simptomet
Simptomet e reagimeve alergjike, të cilat shkaktohen nga poleni i pemëve, barit ose myku, mund të jenë:
– Rinitisi– hundë e zënë ose rrjedhëse dhe teshti;
– konjuktiviti – kruarja, lotimi ose skuqja e syve;
– Urtikaria – dermatiti kontaktues, skuqe e lëkurës;
– Astma – frymëmarje e vështirësuar, mos pasja e frymës dhe kollitja.
Si të shmangen shkaktuesit e alergjive pranverore
Alergjenet mund të hyjnë në shtëpinë tuaj me anë të kafshëve shtëpiake, fëmijëve, madje edhe me anët ë këpucëve tuaja. Kur hyjnë në shtëpi, ata më shpeshë strehohen në pajisjet klimatike dhe perde. Prandaj, me rekomandimet e mëposhtme tentoni t’i shmangni ata:
• Koha e nxehtë, e thatë dhe me frymë është periudha kur sasia e alergjeneve në ajër është më e madhe. Andaj, shëtitjet në natyrë zbatoni kur koha është më e ftohtë dhe kur nuk ka shumë erë ose frymë. Koha më e mirë për shëtitje në natyrë është pas shiut.
•Sasia e polenit është më e lartë në orët e mëngjesit, prandaj, nëse ka mundësi, aktivitetet tuaja planifikoni në ortë e pasditës.
• Shmangeni kositjen e barit, por nëse e keni patjetër, atëherë domosdoshmërisht përdor maskë mbrojtëse dhe syza.
• Pas aktiviteteve të jashtëme menjëherë pastroni teshat, bëni një dush dhe lani flokët.
•Reduktoni numrin e qilimave dhe perdeve në shtëpinë tuaj.
Rekomandimet e specialistëve të mjeksis ruse kundër alergjive stinore
• Dr. Genadij Malahov rekomandon: Në një gotë me qumësht të ngrohtë shtoni edhe në lugë me mjaltë dhe gjysmë luge xhenxhefil të grirë. Përzijeni mirë dhe konsumojeni në mbrëmje para gjumit. Kjo recetë ndihmon kundër alergjive të polenit dhe i largon toksinet nga organizmi.
• Dr. Hanin rekomandon: Shtrydheni lëngun nga rrënja e freskët e celerit. Konsumoni një ose dy lugë lëngu çdo ditë, gjysmë ore para ngrënies. Mund të përgatitni edhe çaj: dy lugë të rrënjës së bluar le të qëndrojnë dy orë në një gotë me ujë të ftohtë, pastaj shtrydheni dhe pijeni nga 1/3 të gotës, tre herë në ditë, para ngrënies. Kjo recetë është shumë efektive te urtikaria.
• Katër lugë me gjethe të thata të hithërit përzihen me 1l ujë dhe i lëm të qëndrojnë gjymë ore të mbuluar. Shtrydhen dhe konsumohen 3-4 filxhana çaji në ditë, gjithmonë me lëng të freskët të limonit ose me vitaminën C. Pihet ose konsumohet 2 ditë, pastaj pauzohet 4 ditë. Kjo përsëritet një muaj. Ky çaj është shumë i mirë kundër etheve të polenit.