E pashmangshme është përhapja e formave të ndryshme të aktiviteteve sportive që kanë të bëjnë me bjeshkët.Koncepti„bjeshkatari“ sot ka kuptim të gjërë, andaj ndoshta qëllimisht ose jo shfrytëzohen terme të gabuara për përshkrimin e ndonjërit prej këtyre aktiviteteve. Bjeshkataria, pushtimi i majeve të larta, alpinizmi, ngjitja sportive… Shumë terminologji për një aktivitet ose për një aktivitete të ngjajshëm.
Cili është kufiri dhe momenti kur bjeshkataria kalon në ngjitja në pyllëose në alpinizëm, është pyetje për njeriun për të cilin mali në të gjitha format e tij është gjendje, përjetim ose pasqyrim i ekzistencën individuale. Kërkimi pas “njeriut-merimangë” na shpeu te Igor Talevski– alpinist dhe kryetar i federatës alpiniste në Maqedoni.Ndoshta më kompetenti i cili do të na jep përgjigje në këtë dilemë dhe, gjithsesi, do të na afron shumë më shumë me substancën e alpinizmit si sport, aktivitet dhe si mënyrë e jeteës.
Farmacisti juaj: Definicioni i alpinizmi, vetëm si sport, nuk mjafton nëse merret parasyshë se çka përmban ky aktivitet.Cili është definicioni i alpinizmit dhe a mund shkurtimisht për lexuesit tanë t’i sqarojmë dalimet mes disa kategorive të aktiviteteve që kanë të bëjnë me malet, si bjeshkataria, pushtimi i majeve të larta, alpinizmi?
Igor Talevski: Alpinizmi për dallimnga bjeshkatariadhe të ashtuquajturën pushtimi i majeve të larta, që nënkupton ngjitjen në„maje të larta“ dmth., male të larta, nuk synon ka maja ose lartësia si frymëzim bazë, por synon ka mënyra në të cilën ajo ngjitje do të realizohet, madje edhe nëse maje nuk do të arrihet. Kur një alpinist vëzhgon ndonjë mal,ai sheh shumë mundësi për hulumtim, jo majen e malit dhe lartësinë mbidetare. Ajo që shërben si motivim për alpinistin është të shkon në ndonjërin prej atyre linjave, ku nuk ka shkelur askush më herët, ku një ekipë më i vogël, me pajisje minimale, pa dëmtim të shkëmbit me qëllim që edhe pasardhësit tjerë të përjetojnë përvojë të njejtë si ai. Në alipinizëm, para së gjithash me rëndësi është stili ose lartësia mbidetare pavarsisht nga kostoja.
Farmacisti juaj: Pasi i pastruam këto dilema, të përqendrohemi pak më shumë te alpinizmi. Çka është ajo që, nga njëra anë, do të lind dashurinë për të vallëzuar mbi shkëmbi, kurse, nga ana tjetër, t’а luftoni gravitetin dhe të kalohet në një gjendje ekstreme në të cilën edhe jeta mund të vihet në pikëpyetje?
Igor Talevski: Dy çështje: dashuria ndaj malit dhe nevoja themelore, e brendshme te njeriu që të evuloj dhe të tejkalohet. Gjithçka fillon nga nevoja themelore te njeriu që të jetë në natyrë, nga dëshira për shëtitje në natyrë, të kënaqet me lulet dhe drunjët, të kënaqet ka mali, ta don malin me tërë frymëmarrjen e vet. Pastaj, shumë natyrshëm, ashtu si te çdo aktivitete në të cilin jemi lëshuar si njerëz, të duam ta tejkalojmë vetveten, të kënaqemi me të në disa nivele tjera, ku do të kemi nevojë për më shumë pajisje për siguri, do të kemi nevojë për më shumë stërvitje për përgatitje fizike dhe psiqike, etj.
Farmacisti juaj:Në një rast keni përmendur se alpinisti komunikon, bisedon, e “lexon” shkëmbin. Çka nënkupton kjo?
Igor Talevski: Kur alpinisti e sheh shkëmbin para vetes, ai në të sheh shumë detale, të cilat, “njerëzit e zakonshëm”, pavarsisht sa e duan natyrën dhe malin, nuk i vërejnë. Shkëmbi me anë të relievit të tyre, me anë të shumë formave në të, alpinistit i ofron tregime të caktuara, kurse ai me përvojën e tij duhet të zgjedh njërën prej tyre.Pothuaj asnjëherë alpinizmi nuk ndalet para shkëmbit të paparë dhe në të ngjitet “në mënyrë të paparë“. Procesi është pak i gjatë: e vëzhgon drejtpërdësdrejti ose me anë të fotografive, i ndjek këto linja të cilat janë sikur janë tëvizatuara paratij dhe niset në diçka që në atë moment është si stërvitje ose sfidë për të. Po i njejti komunikim ndodh edhe në shkëmb,ku ajo ofron edhe më shumë detale të tilla dhe alpinisti duhet ta njeh edhe ngjitjen që të ketë ndonjë rrjedhshmëri të tillë natyrore.
Farmacisti juaj: Për shumë nga ne, perceptimi i parë për alpinizmin është “rreziku” i saj, gjegjësisht ekstremiteti. Jemi dëshmitar se shumë tradegji kanë të bëjnë me alpinizmin.Sa është i rrezikshëm alpinizmi vetvetiu, gjegjësisht sa është i sigurtë?
Igor Talevski: Sëpari, nuk do të isha pajtuar me konstatimin se shumë tragjedi ka në alpinizëm. Shumë shpesh mendoj se mediat paraqesin disa tragjedi si alpiniste, vetëm sepse ka ndodhur diku në mal dhe/ose rreth disa shkëmbinjve. Së dyti, linjat të cilat tejkalohen gjatë ngjitjes së maleve ose akullnajave, kanë rëndësi saktësisht të përcaktuar teknike.Secili drejtim alpinistik ka „vlerësim“. Ekziston sistemi, shkalla e cila saktësisht i paraqet vlerësimet. „Еkstreme“ është përshkrim i lirë i punëve të shikuara nga jashtë në sport, kurse ajo shprehje në sport rrallë përdoret sepse secili ka ndonjë “ekstrem”, ndonjë kufi të vetin tavan. Kështu që, sa më shumë që njeriu të afrohet afër atij kufiri tavan që sot është e mundur, kuptohet se bëhet vazhdimisht më e rrezikshme, por në kufirin dysheme, kur ngjitemi, psh., në ndonjë drejtim të lehtë, në kushte të mira klimatike, me siguri në nivel,në mjdis të kontrolluar, madje pothuaj nuk ka rrezik, nëse merret parasyshë faktori njeri.
Farmacisti juaj: A ka ndodhur ndonjëherë që gjatë ngjitjeve të jetë rrezikuar jeta juaj?
Igor Talevskio:Mendoj që jo. Nuk mund të di se çka do të ndodh nëse do të kisha rënë nga ndonjë ngjitje e caktuar, për shkak të sigurisë më të ulët/më të largë ose pikës më të dobët të vendosur të sigurisë, sepse nuk ka ndodh ajo rënie në atë moment.Poshtu, nuk mund të di çka në reljevin e shkëmbit deri sa jamë ngjitur, nëse kushtet klimatike do kishin qenë ndryshe, çka nga diku lartë, diçka mund të bie tatëpjetë ka unë.Ose çka nëse paraprakisht ka rënë shi, çka nëse ngjitja ka mbaruar pak më vonë natën, etj. Këto do të ishin vetëm supozime.Në secilin rast, tentoj të qëndron plotësisht i përqendruar në atë që e bëj në moment dhe nuk lejoj të mbizotrojnë këto mendime.
Farmacisti juaj: E shpeshtë është edhe pyetja se nga e gjithë ajo fuqi dhe koncentrim mental që të tejkalohen tërë rekomandime dhe me siguri të arrihet te qëllimi?A janë të nevojshme shkathtësi të veçanta, stërvitje të vçanta?
Igor Talevski:Stërvitja është shumë e rëndësishme. Në fillim shumë më shumë teknika, pajijse dhe ngjitje– fizikë, pastaj vazhdimisht e më shumë- përgatitje psiqike. Kjo është për shkak se në fillim ngjiten linja të lehta, ku shumë shpeshë, ngjten edhe fëmijë dhe atje mësohen teknikat më elementare të lëvizjes dhe pozicionet e trupit, puna me pajijsen, siguria, komunikimi me partnerin, etj.Pastaj, nëse dikush dëshiron të ngjitet në linja më të vështira, sepse teknika e gjitjes dhe sigurisë është e njejtë edhe për punët më të lehta, por kur vijnë afër pikës së rënies ose lëvizni në terren ku nuk ka mundësi për vendosjen e shpeshtë dhe të sigurtë për siguri, shumë është me rëndësi të dini ta menaxhonin trurin tuaj dhe tërë sulmet që mund të vijnë nga brenda. E tërë kjo, më shpesh zgjidhet me qëndrime më të shpeshta në natyrë dhe në shkëmbij. Sa më shpesh që stërvisni në natyrë, aq më shumë ai moment fizik dhe psiqik bëhet më i lehtë për menaxhim.
Farmacisti juaj: Sa është i rëndësishëm ushqimi te alpinistët?Shpesh ngjitet mund të zgjasin edhe me ditë.Fleni në shkëmbij, akullnaja, duke qëndruar varur në ndonjë shkëmb. Çka është me rëndësi për një alpinist kur bëhet fjalë për ushqimin?A ka ndonjë meny kryesore, regjim të ushqimit?
Igor Talevski:Si te çdo sportist tjetër, ashtu edhe te alpinistët, ushqimi është shumë i rëndësishëm. Sërish, unë si vegjetarian, pothuaj 20 vite, nuk mund menynë time ose regjimin tim të ushqimit t’ja imponoj dikuj që nuk e praktikon këtë, sidomos jo gjatë kohës së ndonjë akcioni. Nuk ka një metodë të vetme, meny të vetme ose regjim i cili i përgjigjet secilit.Kjo shumë varet nga shumë faktorë të ndryshëm: gjatësia e linjës së ngjitjes dhe gjatësia e qëndrimit në shkëmb, nga lartësia mbidetare, shprehitë jetësore, etj.E tërë kjo duhet të vendoset në„pershore“ dhe në kohën e ngjitjes të ketë barazpeshë mes produkteve të nevojshme ushqimore për furnizim me energji dhe peshën e lehtë të çantës që është në proporcion të drejtë me lehtësinë/shpejtësinë e lëvizjes, gjë që është shumë e rëndësishme.
Farmacisti juaj: Na e përshkuani se si duket një porcion ose një darkë në shkëmbJ
Igor Talevski: Varësisht nga ngjitja dhe qasja në ushqim në raport me gjatësinë dhe peshën e linjës që duhet të ngjitet, ajo mund të përfshij nga ushqimi vetëm me gjell proteinik ose energjetik deri në ushqimin e thatë më të llojllojshme dhe porcionin më të përshtatshëm, më voluminoz që mund të përgatitet në shportë me gaz të posaçme nëse për të ekipi ka vend, nevojë dhe logjistikë të organizuar. Kjo varion shumë varësisht nga situata dhe është zgjedhje shumë personale.
Farmacisti juaj:Kush mund të merret me këtë aktivitetet? A është vetëm për të guximtarët, avanturistët, gjurmusit pas të paprekurës ose? A ka ndonjë kufi të moshës?
Igor Talevski:Secili që është i dashuruar fuqishëm me natyrën dhe malet dhe të cilët do t’i respektojnë kur këto do të vendosin ndonjë kufi para tij, kurse ai nuk do të tenton ta tejkalon këtë kufi në të gjitha mënyrat e mundshme që ta „pushton“, mund të merren me këtë aktivitet. A është ky aktivitete për guximtarët?Po, alpinizmi është për ata që me guxim mund të sjellin vendim që të tërhiqen kur është nevoja. A është për avanturistët? Po, për avanturistë të cilët, do ti kisha parafrazuar disa kolegët nga Bullgaria, që edhe 3000lmjanë 8000lm!A është edhe për gjurmusit pas të paprekurës? Po, për gjurmuesit pas abstraktes në natyrë rreth nesh! Ky aktivitet është për secilin që ka respekt të madh ndaj malit dhe dëshiron të tejkalon veteven në mënyrë të denjë, duke mos i lejuar ata në nivelin e vet, por duke u rritur ose ngritur që t’i arrij këto lartësi.
Sa i përket kufirit të moshës, nuk ka një gjë të tillë: sa i përket kufirit të poshtëm (dysheme), mund të fillohet me ngjitje qysh në moshën më të hershme, që ngadal të depërtohet në alpinizëm dhe në thelbin e saj, kurse nga aspekti i kufirit tavan (sipërm), jemi dëshmitarë të marrjes së mirënjohjeve për arritje serioze apliniste edhe në malet më të larta edhe te kolegët që janë edhe në moshën gjashtë të jetës së tyre.
Famacisti juaj: Kohën e fundit ekziston ndjenja që ka një përhapje të praktikimit masiv të kativitetit në mal dhe vende të pakapshme.Sa te të rinjët në Maqedoni ka interes që të jetë alpinist, në kuptimin e vërtetë të fjalës?
Igor Talevski:Shumë më shumë njerëz, të rinj dhe të moshuar, shfaqin interes se dëshirojnë të ngjiten por, gjithsesi, mes tyre ka edhe të tillë që dëshirojnë të bëhen alpinistë në kuptimin vërtetë të fjalës, me të gjithë ata filozofitë rreth saj se “ rrugëtimi është më i rëndësishëm se synimi“. 🙂 Ka edhe të tillë, që thjeshtë vetëm duan të bëhen alpinistë facebook-u dhe heronjë, po këto janë të pranishëm në çdo fushë, jo vetëm në alpinizëm.Ajo që është me rëndësi dhe për të cilën më shpesh duhet të flasim në bashkësi,diçka të cilës duhet t’i kushtohet kujdes serioz është se ata dëshirojnë që kjo të jetë përvojë e shpejtë ose akute„fact fud“, gjë e pamundur. Në këtë sport, shumë më shumë se të tjerët, përvoja rrënjësisht e ndërtuar është shumë me rëndësi, sepse pa përvojën në fjalë,pasojat shëndetsore mund të jenë serioze, kurse malet nga ana tjetër, nuk ikin.Shumë është e çuditshme se si njerëzit shumë lehtë pranojnë të udhëhiqen, të bëhen klinetë dhe të varen nga dikush tjetër, se sa t’i kushtojnë pak më shumë vëmendje vetvets dhe të rriten në ngjitjet e pavarura, të gatshëm për të trajtur dhe të mësohen se si të ndihmohen mes vete në cilën do qoftë situatë.
Farmacisti juaj:A mendoni se posedojmë profesionistë të mjaftueshëm, klube të mjaftueshme dh instruktor që shkathtësitë dhe përvojat e tyre do t’i bartin te gjeneratat e reja?
Igor Talevski: Në këtë moment, mendoj se mungon numri i njerëzve që mund t’ju dedikojnë kohë të mjaftueshme;si fillestarëve, ashtu edhe kolegëtve të cilët kanë nevojë për më shumë stërvitje, por punojmë në këtë drejtim. Por cilësia, pa dyshim, nuk mungon! Numri i njerëzve të cilët janë të interesuar që ta punojnë këtë sport, si dhe të vazhdojnë të rriten në këtë sport, rritet çdo ditë dhe shpresoj se do të kemi kapacitet që të organizohemi dhe të përgjigjemi në mënyrë të volitshme.
Farmacisti juaj:Përveç që është sport ekstrem, ky sport llogaritet dhe i “shtrenjtë”. Nëse themi se jeta na varet në litar, atëherë sa e shtrenjtë është pajisja dhe sa është i vlefshëm epiteti “aktivitete i shtrenjtë?
Igor Talevski:Pajisja është e shtrenjtë, por kjo nuk duhet të shkurajoj askënd. Ky nuk është sport për “elitat” Me anatarësimin në ndonjë klub alpinizmim, kjo ngarkesë finaciare lehtësohet dukshëm, sepse klubet mund të ndihmojnë, si me pajisjen kolektive që nevojitet për stërvitje dhe ngjitje, ashtuedhe me mbulesën e pjesërishme të pajisjes personale.Kështu që, por, nëse mendohet numri, dmth., çmimi i tërë pajisjes në vetvetesi numër, shuma është e madhe, por fatmirësisht gjatë viteve nëpër klube është akumuluar pajisje që është në dispozicion të anëtarësisë dhe investimet nuk janë të mëdha.Më tej, bashkarisht, në mënyrë kolektive, anëtarët e rinovojnë pajisjen.
Farmacisti juaj: Si duket lokaliteti i Matkës është foleja e apinistëve. Sa është Maqedonia tërheqëse dhe gjeografikisht a është e fertile me lokacione për adhuruesit e shkëmbijve?
Igor Talevski: Në Matkë jemi mësuar decenie me radhë që shpesh të organizojmë një spektër shumë të gjërë të aktiviteteve: nga realizimi i stërvitjeve dhe përgatitjeve të ndryshme, provime për njohuritë alpiniste, puna me fillestarë, etj. Por, në Maqedoni ka ofertë të mirë të lokacioneve të cilat për momentin punohen dhe të tjera të cilat ”duhet të krijohen”: shkëmbijtë rreth Demir Kapisë, amfiteatri nën Kokën Sollun, shkëmbijtë rreth Prilepit, Shtipit, Mavrovës, Ohrit, ngjitja në akul në afërsi të Lumit Patishka, gjatë fushgropës së Radikës, luginatnë Leshnicë dhe shumë lokalitetet dhe mundësi tjera.Mendoj që edhepse Maqedonia është vend i vogël, ajo ka çka do të ofroj dhe atë të kapëshme për të gjithë.Çdo ditë e më shumë bëhet tërheqëse edhe për alpinistët edhe nga vendet tjera, të cilët me vizitat dhe lëvizjet dhe energjinë e tyre, edhe më shumë kontribojnë në popullarizimin e këtij sporti te ne, si dhe në zhvillimin e turizmit në këto rajone.
Farmacisti juaj:Rekomandimi ose këshilla juaj për lexuesit tonë?
Igor Talevski:Secili që ka pak ndjenja duhet t’i hulumtoj malet në nivelet e tyre sekrete, të mos lejoj që kjo të ndodh në mënyrë të improvizuar dhe të mësoj nga dikush që “ka përvojë”, por menjëherë t’i drejtohet ndonjë klubi në federatën apliniste të Maqedonisë, që të fiton stërvitje të dobisme, për teknikën për ngjitje, menaxhim me pajijsen, etj.