Artikuj ushqimorë – miq të çdo diete

Artikuj ushqimorë – miq të çdo diete

Besojeni ose jo, ka ushqime me të cilat mund ta teproni edhe kur jeni në mision për rënie në peshë. Këta rojtarë të linjës së hollë jo gjithmonë janë joshës për t’u ngrënë, prandaj ju sugjerojmë vakte paksa të ndryshme në të cilat mund t’i përfshini.

Spinaq

Përgjithësisht është i njohur fakti se spinaqi është një nga burimet më të pasura të hekurit. Por, pak njerëz e dinë se ai përmban edhe tilakoide, përbërës që nxisin sekretimin e hormonit të ngopjes. Sa më shumë spinaq të hani, aq më vonë do t’ju marrë uria. Një sugjerim i ri për ta përfshirë në ushqimin tuaj: Kombinoni gjethet e freskëta të spinaqit me një banane për një smoothie në mëngjes, ose zieni spinaqin dhe shtoni në një përzierje për qofte, petulla ose omëlete.

Djathë i njomë

Djathi i bardhë i njomë është burim i pastër i proteinave, për shembull, në një sasi prej 245 gramësh ka deri në 28 gramë proteinë të pastër të quajtur kazeinë. Duhet më shumë kohë që kazeina të përpunohet, kjo nënkupton një ndjenjë të zgjatur të ngopjes. Një sugjerim i ri për ta përfshirë në ushqimin tuaj: Grini djathin, shtoni pluhur hudhre, limon, piper, rigon dhe do të keni një meze të përsosur.
Përdorni atë edhe si zëvendësues të qumështit në smoothie – 125 g djathë të bardhë të njomë, 1 banane mesatare, 50 g luleshtrydhe të ngrira, ¼ lugë çaji ekstrakt vanilje dhe ujë.

Mollë

Mollët janë të pasura me fibra vegjetale të cilat na japin ndjenjën e ngopjes në stomak. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin mollë 15 minuta para drekës hëngrën 200 kalori më pak gjatë vaktit të tyre.
Një sugjerim i ri për ta shtuar në ushqimin tuaj: Një mollë e freskët shkon shumë mirë me një sallatë jeshile me rukolë, mish gjeldeti dhe rrush të thatë. Shtoni atë në qullin e tërshërës me arra ose skuqeni me pak kanellë dhe shtoni në një sanduiç me gjalpë kikiriku.

Arra

Frutat e thata janë të pasura me kalori, prandaj nëse konsumohen rregullisht duhet pasur kujdes veçanërisht me sasinë. Por, një studim tregon se muret qelizore të arrës janë shumë të vështira për t’u tretur, prandaj konsumojmë vetëm një të pestën e yndyrës që e përmbajnë. Vetëm gjatë grimcimit të arrave në gojë, trupi fillon të ndihet i ngopur. Një sugjerim i ri për t’i përfshirë në ushqimin tuaj: Arrat janë një shtojcë e mrekullueshme për të gjitha llojet e sallatës së gjelbër me mish pule dhe përshtaten shumë mirë me burritos (ushqim meksikan).

Vezë

Nëse jeni duke kërkuar proteinë 100% të pastër, nuk ka burim më të mirë se vezët. Një studim krahasoi dy grupe njerëzish, njëri prej të cilëve hante dy vezë dhe fruta për çdo mëngjes. Hulumtimi tregoi se ky grup konsumonte 164 kalori më pak gjatë drekës. Një sugjerim i ri për t’i përfshirë në ushqimin tuaj: Mund t’i trashni supat dhe çorbat me vezë, mund ta shtoni vezën në makarona ose pica, ose në qullin e zier me tërshërë.

Qull tërshëre

Drithërat integrale janë në modë, dhe me të drejtë, sepse në kombinim me qumështin, kosin, madje edhe ujin, përfitohet një bombë të vërtetë energjie nga fibrat ushqyese të cilat e ngadalësojnë tretjen dhe vonojnë urinë. Një sugjerim i ri për t’i bërë pjesë të ushqimit: Përveç qullit të tërshërës, sot ekzistojnë receta të panumërta për petulla me tërshërë, simite dhe ëmbëlsira të shëndetshme me miell tërshëre.

Mjedrat

Për sa i përket fibrave vegjetale, mjedrat kryesojnë në listën e frutave. Ato kanë më shumë fibra edhe se boronicat. Janë aq ushqyese, saqë një studim tregon se rreth 250 g mjedra (përmbajnë 65 kalori) në ditë, nxisin ulje të ndjeshme të oreksit. Një sugjerim i ri për t’i përfshirë në ushqimin tuaj: Mjedrat janë një shtesë e shkëlqyeshme për pudingun me Chia, qull me tërshëre ose shoqëruese të petullave. Kombinoni ato me koriandër të grirë, hudhër, qepë dhe lëng nga limoni i gjelbër për të bërë një salcë për peshkun ose pulën.

намирници

Fasulja e kuqe

Një bishtajore që është mirë të konsumohet të paktën një herë në javë, sepse është e pasur me fibra dhe proteina pothuajse po aq sa mishi. Një sugjerim i ri për ta bërë pjesë të ushqimit tuaj: Fasulet e kuqe janë një shtojcë e shkëlqyer për sallatën me marule, por edhe si meze – kulloni fasulet nga konserva, shtoni vaj ulliri, piper të kuq dhe hudhër dhe vendosni në letër për pjekje. Pas 45 minutash pjekje në 200 gradë, keni gati një meze.

Kokoshka

Fibrat ushyese vegjetale nuk janë i vetmi përbërës sekret i këtyre kokrrave të fuqishme. Ato përmbajnë vetëm 100 kalori, dhe duke qenë se janë voluminoze kërkojnë një përtypje të zgjatur dhe stimulojnë ngopjen për një kohë të shkurtër. Një sugjerim i ri për t’i shtuar në ushqimin tuaj: Shtoni te makaronat me djathë kaçkavall të shkrirë ose si një përfundim perfekt i një keku të ëmbël.

Thekra

Një studim tregoi se njerëzit të cilët hanin bukë thekre kanë qenë të ngopur për një kohë më të gjatë, madje edhe 8 orë pas vaktit. Shkak për këtë dukuri janë fibrat ushqyese të miellit të thekrës, të cilat kanë fuqi të madhe mbi metabolizmin. Një sugjerim i ri për ta përfshirë në ushqimin tuaj: Prisni një copë bukë thekre, ngroheni me pak vaj ulliri dhe hudhër pluhur. Ju gjithashtu mund të blini edhe galeta thekre dhe t’i kombinoni me gjalpë farash dhe banane.