Bakllavë me lajthi

Bakllavë me lajthi

Bakllavë me lajthi

800 g korre të holla të freskëta për bakllavë
700 g lajthia të pjekura pa kripë
250 g gjalp
200 ml vaj
2 qese sheqer vanile
1 limon
1.5 kg sheqer
800 ml ujë

Përgatitja:
Korret radhiten njëra pas tjetrës në tigan të madh dhe secila korre spërkatet me një dorë lajthia të grira deri sa të harxhohen lajthiat. 2-3 korret e fundit nuk duhet të kenë lajthia që më lehtë të priten në pjesë. Pasi të radhiten, bakllava pritet në forma sipas dëshirës, psh.:katror, rombe, trekëndësh. Brumi i gjalpit dhe yndyrës ngrohet që të shkrihet (të mos vëlon) dhe me kujdes derdhet nëpër skajet e bakllavës gjithkund ku është e prerë si dhe ka fundet e bakllavës.
Piqet në furrë në temperaturë 150 shkallë për 1,5 orë.
Përgatitet sherbet prej 1,5 kg sheqer dhe 800 ml ujë të ziej për 5 min, shtohet sheqer vanile dhe lëng prej 1 limoni.
Bakllava e ngrohtë spërkatet me sherbet të ngrohtë.