Barcelona

Barcelona

Arratisje në qytet …

Arkitekturë unike, bukuri të jashtëzakonshme dhe origjinalitet. Qytet i tifozëve fanatikë të futbollit dhe jetës së pabesueshme të natës, një qytet ku festa zgjat 24 orë, kurse plazhet me rërë dhe perëndimi i diellit janë magjepsëse, të lënë pa frymë dhe gdhenden në kujtesë përgjithmonë.

Çfarë të vizitoni?

Shijoni një shëtitje nëpër sheshet e Katalonjës dhe Spanjës, bulevardin Las Ramblas, statujën e Kolombos, Casa Mila, kodrën Montjuic me stadiumin dhe sallën e sporteve. Domosdoshmërisht vizitoni L’Aquarium, akuariumin më të madh dhe më të bukur në Evropë. Sheshi spanjoll, shatërvanët magjikë dhe shatërvani muzikor, me shfaqjen e tyre spektakolare tërheqin me miliona turistë çdo vit. Artdashësit do të kenë mundësi në Barcelonë të shijojnë muzetë e shumtë dhe veprat e të mëdhenjve Miro, Dali dhe Pikaso. Mos harroni Katedralen e mrekullueshme Sagrada Familia dhe parkun Guell. Për tifozët pasionant të futbollit, aty është stadiumi Camp Nou dhe Muzeu i Klubit të Barcelonës..

Përvoja e blerjeve

Nëse është e pamundur që vizita juaj të kalojë pa blerje, në Barcelonë duhet të bëni kujdes që të mos e kaloni limitin e kartës. 35,000 dyqane të disponueshme dhe një bulevard blerjesh me gjatësi të pabesueshme prej 5 km që shtrihet nga fillimi i Ramblas, përmes Placa de Catalunya, Passeig de Gradcia dhe përfundon në Avenue Diagonal, është aty për t’ju tunduar. Vizitoni edhe qendrën e madhe tregtare Maremagnum, e cila ndodhet në zemër të portit, ku pas një shëtitjeje të gjatë do të shijoni kafenë e shkëlqyer dhe ushqimin e shijshëm në një nga restorantet e shumtë.

Degustim për shqisat

Ushqimi i shijshëm dhe restorantet që gjenden në çdo hap, do të mahnisin gustatorët e vërtetë. Njëri ndër të parët në listën e restoranteve më të vizituar ku rezervimet janë të detyrueshme, është restoranti Uma. Në vendin e dytë është Tast-Ller për ushqimin, verën ekskluzive dhe ambientin e ngrohtë. Nëse doni të kaloni më lirë, një zgjedhje e shkëlqyer është Cat Bar, një bar-restorant i vogël me një frymë vegane, i njohur për hamburgerin vegjetarian dhe birrën e ftohtë. Barcelona është një parajsë gastronomike që ofron gatime tradicionale dhe specialitete katalanase. Skena e larmishme e kuzhinës së qytetit është një kënaqësi për turistët në mbarë botën. Mos humbisni të provoni specialitete si paella, patata brava dhe kalkon e preferuar vendase.

Guell

Për aventurierët

Tibidabo është pika më e lartë, 512 metra mbi nivelin e detit, nga ku mund të shihni Barcelonën në pëllëmbë të dorës. Fshati Spanjoll dhe Muzeu në ambient të hapur janë një përvojë e mrekullueshme që do t’ju prezantojë me historinë e fshatrave të Spanjës. Nëse keni mundësi, shkoni në një mbrëmje flamenko në një nga restorantet lokale dhe me siguri do të shijoni një shfaqje të mrekullueshme.

Transporti

Nëse vendosni për transport ajror, çmimi i biletës së aeroplanit për fluturim direkt është rreth 5 mijë denarë, varësisht nga periudha në të cilën do të rezervoni.

Akomodimi

Hotelet e vendosura në qendër ose në zonën qendrore janë një zgjedhje e shkëlqyer. Hoteli NH Cornelia ndodhet në zonën e biznesit, ka një linjë të shkëlqyer të transportit publik, afërsisht 20 minuta vozitje nga të gjitha pikat kryesore. Një natë për dy persona kushton rreth 6 mijë denarë me bufe të hapur për mëngjes. Një zgjedhje më luksoze është Hotel Fira Congress, një hotel modern që ndodhet 15 minuta larg nga qendra; fjetja për dy persona kushton rreth 8 mijë denarë.