Barërat, pavarsisht a janë në formë të kapsuleve, tabletave, kremeve ose forma tjera të ngjajshme, përveç substancës aktive përmbajnë edhe materie të shumta ndihmëse, të cilat nën ndikimin e rrezeve ultravljollcë mund të shkaktojnë reaksione kimike dhe mund të rezultojnë në ndryshime të padëshirueshme të lëkurës. Këto reaksione mund të jenë serioze dhe në këtë rast duhet të pushoj terapia ose rrezitja në diellë!
Ndryshimet më së shpeshti manifestohen në fytyrë, qafë, dekoltë, si dhe në pjesët tjera të cilat nuk mbrohen nga teshat. Lëkura është e kuqe, e nxehtë, e ngjajshme me djegiet nga dielli. Shpesh djeg dhe kruhet, por mund të paraqiten edhe fshika. Ndryshimet shpesh paraqiten në periudhën e ekspozimit në diellë prej disa orësh deri në dy ditë. Reaksione të këtilla mund të shfaqen edhe pas gjysmë ore, nëse bari ka ndikim të fuqishëm fotosenzibil.
Reaksionet të cilat shfaqen si rezultat i rrezitjes në diellë kur edhe pëdrorim barna janë reaksion fotosenzitive.Rrezet e fotosenzitivitetit shfaqen te individët të cilët kanë përdorur ndonjë materie fotosenzitive jashtë në lëkurë, në organet e tretjes ose me ndonjë formë të ndonjë injeksioni në sasi të mjaftueshme, dhe pastaj janë ekspozuar në diellë për një kohë të gjatë. Reaksionet fotosenzitive mund të shfaqen si fototoksicitet dhe fotoalergji.
Fototoksiciteti dhe fotoalergjia
Fototoksiciteti mund të paraqitet te secili dhe shumë vështirë mund të parashihet. Nuk ka tendencë ose prirje individuale dhe mund të shfaqet te secili individ i cili pi ose përdor barëra fotosenzitiv për përdorim të jashtëm. Shenjat klinike mund të fillojnë pasi të ekspozojmë trupin tonë në rrezet të diellit vetëm disa minuta, por mund të shfaqet edhe pas disa orësh kurse maksimumi arrihet pas disa orëve ose ditëve.
Reaksioni fototoksik manifestohet me skuqe të cekët të lëkurës dhe paraqitje të fluskave të mbushura me lëng, mund të shihet vetëm në vendet e ekspozuara në diellë, paraqitet menjëherë dhe varet nga doza e marrë e barit dhe kohëzgjatja e ekspozimit në diellë. Reaksioni qetësohet kur bari do të eliminohet nga organizmi. Njohja dhe ndërprerja e përdorimit të barit i cili ka shkaktuar reaksionin gjatë rrezitjes janë hapa të rëndësishëm për shërimin e reaksioneve të tilla.
Edhepse për asnjërin bar nuk mund të përjashtohet mundësia për fotosenzitivitet, sërish për disa barëra (antibiotikë, peparate hormonale, citostatikë) dihet se shumë shpesh shkaktojnë reaksione të tilla edhe atë varësisht nga doza e marrë.
Fotoalrgjia është reaksion i cili paraqitet rrallë dhe vetëm te individët me predispozita të caktuara. Reaksioni nuk varet nga zbatimi i dozës së barti, por ka mundësi edhe për kryqëzim të fotosensibilitetit mes barërave përkatës.
Reaksioni fotoalergjik karaterizohet me skuqjen e lëkurës, fluska dhe kruarje.Paraqitet pas marrjes së dytë të barit dhe më shpesh pas 48 orëve ekspozim në diellë. Nuk varet nga doza e marrë e barit dhe mund të përhapet edhe në pjesët e mbrojtura të trupit.
Ndonjëherë në të njejtën kohë mund të paraqiten të dy reaksionet.
Çka tjetër mund të shkaktoj fotosenzitiviteti?
Makiazhi dhe parfumet të cilët përmbajnë vajra eterik, gjatë kontaktit me diellin mund të shkaktojnë paraqitjen e njollave të zeza të shformuara, të cilat mund të zbehen me kalimin e kohës, por disa ndelin përgjithmonë. Makiazhi dhe parfumet gjatë verës duhet të përdoren vetëm në mbrëmje, kurse lëkura duhet të kujdeset me krem hidrues pa shtojca parfumi.
Nëse është patjetër të ekspozoheni në diellë me makiazh, atëherë lyjeni lëkurën me krem me faktor të lartë mbojtës gjysmë ore para se të përdorni makiazhin.Edhe pas kësaj mase mbrojtëse, nuk duhet të qëndroni gjatë në diellë, sepse ka rrezik për paraqitjen e njollave.
Arsya për paraqitje të këtilla mund të jetë edhe përdorimi i kantarionit, sepse mund të shkakto reaksione fotosenzitive të lëkurës.Edhepse vaji nga kjo bimë paraqet një bar të shkëlqyer kundër ndjegieve, asesi nuk duhet përdorur para dhe gjatë rrezitjes, madje as edhe si çaj për pije.
Disa produkte natyrore, poashtu mund të shkaktojnë dëmtim të lëkurës. Vajrat eterik nga limoni, portokalli, mandarina dhe bliri nuk duhet përdorur së paku 12 orë para se të ekspozoheni në diellë sepse mund të shkaktojnë reaksione dhe të lënë njolla të përhershme të errëta.
Çka mund të bëjmë?
Qasja e vërtetë për zgjidhjen e këtij problemi është prevenimi i tij, gjegjësisht, të shmanget rrezitja nëse përdorni barna për të cilët dimë se mund të shkaktoj fotosenzitivitet.Kur paraqitet reaksioni i fotosenzitivitetit, duhet të pushojmë me marjen e barërave fotosenzitiv.Kur bëhet fjalë me fototoksicitet, me ndërprerjen e terapisë simptomet tërhiqen, gjë e cila nuk ndodh me paraqitjen e fotoalergjisë.
Nëse është e domosdoshme që të konsunmohet bari edhepse ka rrezik nga fotosensibiliteti, duhet të shmanget ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.Ndonjëherë ka mundësi për ndryshimin e terapisë me bar të volitshëm dhe më pak të rrezikshëm, sipas këshillës së mjekut.Të sëmurët kronik, siç janë pacientët me shtypje të lartë të gjakut dhe të tjerët, nuk duhet të ndërpresin terapinë, por duhet të shmangin rrezitjen në diellë në periudhën kur dielli është më fuqishëm. Është e domosdoshme që të sigurohet mbrojtje me tesha, kapelë dhe syza.Në rrezet e diellit duhet të rreziten vetëm herët në mëngjes dhe në orët e vonshme të pasditës dhe sërish të përdorin mjete me faktor të lartë mbojtës.
Nëse paraqiten reaksione të lëkurës, konsulohuni me mjekun.Leckat e lagura dhe të freskëta mund të zbusin skuqjen dhe djegien, kurse antihistaminicitet e ulin kruarjen. Te rastet më të rënda, mjeku mund të shkruaj preparate kortikosteroide për përdorimin afatshkurtër.
Kërkoni këshilla nga dermatologu ose farmacisti nëse mendoni se keni fotosenzitivitet të shkaktuar nga barërat ose nëse nuk jeni të sigurt nëse barërat që i përdorni mund të shkaktojnë reaksione fotosenzitive.
Porf. d-r Bistra Angelovska