Barërat e falsifikuar – si të mbrohemi

Barërat e falsifikuar – si të mbrohemi
Paraqitja e barërave të falsifkuar
Ditëve të sodit është me rëndësi t’i referohemi konceptit „falsifikimi i barërave“, dhe ndikimit i tyre mbi shëndetin e pacientit, industrinë farmaceutike dhe shëndetin publik.
Barërat e rrejshëm ( të falsifikuara)  janë pjesë e paraqitjes së madhe të barërave jo cilësor të cilët paraqiten si rezultat i shënimeve të qëllimshme dhe të rrejshme të identifikimit të identiteti dhe prejadhjes. Duke pasur parasyshë kërkesën e madhe për barëra gjithkund në botë, falsifikimi është aktivitet me profit të madh.
Çka janë barërat e falsifikuar
Bari i falsifikuar ( i rrjeshëm) ose mjetet e rrejshme mjeksore  janë të gjithë produktet të cilët përpunohen dhe  qarkullojnë me qëllim që të mashtrojnë konsumatorin, pavarishst nëse bëhet fjalë për të dhëna të rrejshme, identifikim të rrejshëm, vendin e prodhimit, lejen për rejigstrim në regjistër, cerifikat për analizë dhe paketim.
Bari i falsifikuar mund të jetë: pa substancë aktive, me substancë aktive por me sasira të pamjaftueshme, me përbërës dhe/ose me ambalazh të falsifikuar.
Barërat e falsifikuar vështirë zbulohen për shkak të ngjajshmërisë vazhdimisht e më të madhe me barërat origjinal.
Rrezik të madh paraqet edhe blerja on line e barërave, shpesh edhe me çmime më të ulëta se sa çmimi nëpër farmaci.  Madje edhe në 50% e rasteve ofertat e barërave me anë të Internetit gjenden në uebfqet ilegale dhe bëhet fjalë për barërat jo cilësor dhe të falsifikuar.
Përmbatja e barërave të falsifikuar
Barërat e falsifikuar variojnë me përzierje të substancave toksike deri në preparate negative. Në të gjitha rastete mund të dëmtojnë pacientët. Bari i falsifikuar mund të jetë produkt me përbërës të duhur ose të gabuar, me ose  pa sasi të mjaftueshme të substancës  aktibe ose  të paketuar  me paketim tjetër të rrejshëm.
Llojet e blerësve potencial
Sipas rezultateve të hulumtimeve të tregut të barërave, më së shpeshti falsifikohen barërat të cilat synojnë potencën, për shërimin e sëmundjeve kronike, shtypjen dhe diabetin, por edhe barërat kundër kancerit dhe sëmundjeve tjera të rënda. Zakonisht, ata janë barëra të cilat konsumohen më shumë ose janë me çmim më të lartë në tregun legal.
Shitblerja e barërave me anë të Internetit të pa autorizuar ose në treg nuk lejohet me ligj. Me blerje të tillë, blerësi cenon ligjin duke ndërmarrë rrezik të panevojshëm: madje edhe nëse blihet bar kontrabanduar jo të rejshëm. Nuk ka garancë për mënyrën e rruatjes, cilësisë, efikasitetit dhe afata të përdorimit. Bari i futuar i tillë mund të jetë i rrezikshëm për shëndet ose pa ndikim teraupetik. Për falsifikatorët cilësia e barit nuk është e rëndësishme – ata kujdesen vetëm të duket si bari origjinal.
Njerëzit të cilët janë problem me potencën, sëmundjet kronike, hipertensionin dhe diabetin më shpesh ekspozohen ndaj goditjes së falsifikimit të barërave. Pasojat për shëndet nga këto barëra janë më fatale, por nëse dëshironi të vërtetoni nëse bari është i duhur, më së miri drejtohuni te farmacisti i parë ose te Inspektoriati për barëra në Ministrinë e Shëndetsisë.
Nëse konsumatorët dyshojnë në autenticitetin e barërave ose ilaçeve, ata mund të konsultohen me farmacistët të cilët mund të diktojnë nëse një bar është i falsifikuar ose jo, poashtu preferohet që ajo të lajmërohet te Inspektoriati për barëra në Ministrinë e Shëndetësis dhe të dërgojnë barin në analizë.
Pasojat nga barërat e falsifikuar
Pasoja primare dhe më e vështirë nga përdorimi i barërave të rrjeshëm është mbi shëndetin e pacientit:
Joefikasiteti i trajtimi kur bari i rrjeshëm nuk përmban sasi të mjaftueshme të substancave aktive ose ka komponente jo të përshtatshme, si dhe sasi të gabuara të substancave ndihmëse.
Mund të shkaktojnë efekt toksik nëse përmbajnë substanca helmuese në barë dhe mund të shkaktojnë simptoma të pazakonta të cilat e vështirësojnë diagnozën dhe efikasitetin e trajtimit, por në disa raste  mund të përfundoj edhe në vdekje.
Mund të jenë arsye për paraqitjen e rezistencës ndaj barërave kur synojnë trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga bakateriet dhe mirkoorganizmat tjerë.
Masat për trajtimn e paraqitjes së barërave të falsifikuar
Për çrrënjosjen e suksesshme të paraqitjes së barërave të falsifikuar masa më e rëndësishme është kontrolli i rregullt i cilësisë së barërave të cilët gjenden në qarkullim, inspekcioni farmaceutik i organizuar mirë, dogana efikase dhe organet e policisë kufitare. Lufta kundër barërave të falsifikuar patjetër të jenë global dhe mbi baza të shëndosha, me pjesëmarrje aktive në të gjithë indikatorët e sistemit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Me rëndësi të veçantë është roli i faramcistit i cili ka kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin dhe i cili duhet të merr pjesë në edukimin e tij dhe marrja e masave të nevojshme nëse ka dyshim se produkti është i falsifikuar.
Që të pengohet blerja e barërave të rrjeshëm me anë të Internetit, me anë të kanaleve ilegale, është e nvojshme që me anë të botimeve profesionale, me anë të fushatës mediatike, emisionet tribunale dhe televizive, të rritet vetëdia te publiku për praninë vazhdimisht e më të shpesht të barërave të rrjeshëm dhe dëmin të cilin këto barëra  mund ta shkaktojnë te popullata. Duhet të apelohet te pacientët që ilaçet t’i sigurojnë në farmacitë e licencuara.
Si të mbrohemi
Në barërat e falsifikuara shpesh gjenden substanca jo aktive të cilat shkaktojnë mos sukses në terapi, mund të jetë arsye për reaksionet alergjike, zhvillimin e rezistencës, sëmundje, por madje edhe vdekje. Madje edhe falsifikimet „e nivelit të lartë“  të cilat përmbajnë sasi të deklaruar të substancës aktive mund të jenëtë rrezikshme sepse përmbatja është e pasigurtë, kurse përzierja është e paqartë dhe e panjohur. Për këto arsye, barërat dhe subelementet ditale duhet të sigurohen nga burime të sigurta, gjegjësisht nga farmacitë.
Kur blejmë barin domosdoshmërisht duhet të kontorllohet nëse kutija është e mbyllur mirë, nëse përdorimi i barit  përshkruhet si duhet; tabletat duhet të jenë me formë të një trajtshme, të plota dhe të pa thyera, pa plasaritje dhe pa vrima. Përderisa pacienti ka nodnjë dyshim për cilësinën e barit të blerës, duhet t’i drejtoheni farmacistit.
Në mbrojtje nga bari i rrjeshëm rekomandohet që barërat të blihen vetëm në farmaci, sepse secili bar ose ilaç i cili gjendet në farmaci sigurohte  nga furnizuesi i regjistruar dhe ka dokumentacion të duhur për prejardhjen dhe certifikat për cilësinë e Agjencisë së barëave.
Prof.d-r Bistra Angelovska