Bari i Akilit

Bari i Akilit

Rritet gjithkund, pranë rrugëve, rajoneve me kullotave me klimë kontinentale. Ajo ka lule të bardha të cilat lulëzojnë nga qershori e deri në gusht.Trungu ka ngjyrë të kaltër të hapur ose kafe të mbyllur, gjethe shumë të holla me penda dhe ka aromë të mirë.Pjesët mjekuese e kësaj bime janë lulet dhe pjesa e sipërme e bimës. Mblidhet gjatë kohës së lulëzimit, kurse gjethet mblidhen deri në vjeshtë.

Bari i Akili i njohur nga e kaluara dhe qysh atëherë kanë qenë të njohur edhe vetitë e saj shëruese. Ajo është shumë e njohur mes herbalistëve dhe njerëzve që merren me mënyrën aletrnative të mjekimit.

Emëri latin i bimës Achilleamille folium buron nga një legjendë për Akilin, i cili në momentin e pushtimit të Trojës, ishte goditur nga një shigjetë helmuese por me këshillimin e Afroditës së bukur, Akili e përdori këto bimë për shërim të plagës dhe për reduktimin e dhimbjeve.

Te ne njihet si Bar i Vjedhësve sepse ndonjëherë “vjedhësit” e kanë prëdorur këtë bimë për shërim të plagëve.

Përbërja
Pjesa mbitokësore e bimës përmban 1% vaj eterik, flavonoide, Vitamin K, materie të athta ahileine, rrëshirë, sterile, tabnine dhe të tjera.
Vaji eterik fitohet nga destilimi, kurse përmban pinen, tujon, limonen, borneol.

Përdorimi
Përveç në mjekësinë popullore, bari i vjedhësve gjen përdorim të dukshëm edhe në mjekësinë bashkëkohore. Më shpesh përdoret te sëmundjet e lukthit dhe zorrëve, gjatë etheve, rritja e shtypjes së gjakut, si mjet për ndërprerje të gjakderdhjes, gjatë trombozave të zemrës dhe trurit.

Për çajin
Çaji nga bari i vjedhësve përdoret kundër kokëdhimbjes dhe insomnisë, kundër vjelljes, te sëmundjet të cilat shoqërohen nga sekretim dhe lotim të syve dhe për gjakderdhje nga hunda.

Përdoret gjatë sulmit nga migrena, si pasojë e ndjeshmërisë ndaj ndryshimit të kohës dhe pataqitjes së erës së ngrohtë. Me konsumim të rregullt të çajit që pihet me gllënka, aq sa është e mudnur më i nxehtë, sulmet dhe intenziteti i sëmundjeve mikronoze mund dukshëm të reduktohen.

Në formë të çajit përdoret edhe për përmirësimin e oreksit. Me shijen e saj të athët ndikon edhe në mukozën e lukthit, me çka nxitet tajitja e lëngut të lukthit, përmirësohet oreksi, reduktohen vështirësitë në lukth, bymimi dhe tretja e vështirë.

Bari i Akilit ka sasi të madhe të vitaminës C dhe përdoret edhe gjatë gjakderdhjes dhe hemoroideve. Konsumimi i çajit nga bari i Akilit ndihmon në përforcimin e gjakut, shërimin e mëlçis së zezë, pankreasit, shpretkës, tëmthit, shtypjes së gjakut në kokë, takikardia, sëmundjes së eshtrave dhe kurrizit, menstruacioneve jo të rregullta, hemoroideve gjakosëse, puçërave të ndryshëm, ulçerat, etj.

 Përdorimi i gjërë i jashtëm
Jashtë përdoret për shpërlarje, si shampo dhe për kompresa.
Është dëshmuar se ka ndikim pozitiv me mjekimin e duarve të plasura, plagëve të thitheve të nënave me gjithënie, por përdoret edhe për mjekimin e psoriazës.
Te psoriaza përveç kompresave me çaj nga bari i Akilit, në mënyrë ploësuese konsumohet edhe çaji nga bari i Akilit.
Mjeksia zyrtare ka dëshmuar se ekstrakti nga gjethet e barit të Akilit e ngadalson zhvillimin e bakterieve patogjene.  Ka ndikim të fuqishëm dhe është e shkëlqyer për qetësim të sistemit nervor në rast të çrregullimit psiqike.

Dhimbjet e shkaktuara nga ndezja shpesh vazhdojnë edhe pas shmaponit të parë, kurse ndjezja ngadal qetësohet.
Shampotë janë të sukseshsme edhe te urinimi në krevat te fëmijët dhe personat më të moshuar.

Bari i Akilit mund të shkaktoj alergji. Për shkak të kësaj personat që janë të ndjeshëm ndaj saj dueht t’i përdorin bimët e reja të sapombledhura dhe çajin ta mbledhin në sasira të vogla.

Përgatitja e çajit nga а bari i Akilit:
Një lugë e plotë kafeje të përzijhet me ¼ l ujë dhe e lëm të 10-tra minuta. Kullohet dhe pihet sidomos më mirë nëse ëmbëlsohet me mjaltë. Rekomandohet që çai të pihet i ngrohtë.

Përgatitja e shamponit me barin e Akilit:
100 gr e barit të Akilit, e lëm natën në ujë të ftohtë. Ditën vijuese ekstrakti e nxehim deri sa të zije, pashtaj shtohet në ujin për pastrim.