Përbërësit e nevojshëm:
- 80 g fara luledielli
- 40 g susam
- 30 g fara liri
- 150 g miell spelti (ose integral)
- 3 lugë vaj ulliri
- 100 g ujë të ngrohtë
- 2-3 lugë çaji kripë dhe erëza të tjera sipas dëshirës
Përgatitja:
Përzieni përbërësit dhe formoni brumin. Hapeni brumin në letër pjekjeje, sa më hollë aq më mirë. Brumin me gjithë letër vendoseni në një tepsi. Piqeni në furrë të nxehur 180 gradë rreth 25 – 40 minuta. Koha e pjekjes varet nga trashësia e brumit dhe furra. Pasi brumi të jetë pjekur dhe ftohur thyeni atë në copa. Shërbeni biskotat me kos grek të përzier me erëza ose salcë sipas shijes.