BRENGAT SHKOLLORE -suksesi fillon në shtëpi-

BRENGAT SHKOLLORE -suksesi fillon në shtëpi-

Shkuarja në shkollë ëshë një nga ndodhitë më të rëndësishme në jetën e një fëmije.Kjo është periudhë në të cilën ngal hyjnë në botën e detyrimeve dhe botën e të rriturëve. Ta përgatisni fëmijën për këtë hap don të thotë ta aftësoni që ai në mënyrë më efikase t’i kryej detyrat të cilat i parashtohen para tij nga shkolla dhe familja. Ky është proces i cili si për fëmijët poashtu edhe për prindërit është njëlloj i rëndësishëm.

Qëndrimi pozitiv

Shumë është me rëndësi që fëmijut t’i prezantohet dhe t‘i zhvillohet qëndrimi pozitiv dhe emocionet pozitive ndaj insitucionit të shkollës. Përgatitja emocionale është me domethënie të madhe në drejtim të zhvillimit të dashurisë ndaj shkollës dhe largimit të tërë frikës dhe dilemave të mundshme.
Është gabim që shkolla t’i paraqitet si insitucion ku fëmijës do t’i mësohet rendi.Kjo shpesh është gambim që praktikohet nga vetë prindërit. Prandaj bisedat për rëndësinë dhe gjërat e bukura që e presin fëmijën tuaj, shëtitja në oborrin e shkollës dhe leximi i tregimeve për ndodhitë shkollore, shëtitjet nëpër oborrin e shkollë është përgatitje e mirë dhe zhvillon qëndrim pozitiv.

Fëmijët që shumë shpejtë adaptohen dhe janë të suksesshëm në shkollë, në përgjigjës burojnë nga familjet që u kanë dhënë mbështetje të pa rezervë, dhe të cilët kanë qasje pozitive ndaj shkollës dhe të mësuarit.

Poashtu nëse u mësojmë fëmijëve raportin e mirë ndaj punës dhe detyrimeve do ta ndihmojë fëmijën që nga mosha e re të bëhet e vetëdijshme për domethënien e punëve, dhe përkufizimin e qartë se çka është lojë dhe çka është punë.
Prandaj, ndarja e obligimeve shtëpiake gjegjësisht punës të cilën nga fëmija e kërkojmë ta mbaroj pa ndihmë dhe mbikëqyrje ndihmonë në vetëdiciplinë, pavarsinë e nxënësit dhe në planifikimin e kohës.Ky aktivitete ndonjëherë për fëmijun është sfidë e vërtetë dhe do të kërkoj mbështetje dhe pëkushtim të plotë nga ana juaj. Por interesi dhe shqetësimi ose brengosja juaj janë një shembull i vërtetë nga i cili fëmija mund të mësoj dhe t’i arrij shprehitë të cilat mund të jenë të dobishme në të kundërtën.

Përgatitja edukativo-arsimore

Pikërisht kjo përgatitje ka të bëj me formimin e shprehive të punës për mësim dhe për përvetësimin e disa paranjohurive të caktuara. Por jo gjithmonë është më e rëndësishme që fëmija të di të lexoj para se të shkoj në shkollë. Këto janë gjëra të cilat fëmija gjithsesi do t’i mësoj në shkollë, sepse jo rrallëherë ndodh që të njejtat t’i ketë përvetësuar dhe interpretuar në mënyrë të gabuar.
Kushtoni më shumë vëmendjedryshimeve në natyrë dhe rrethinë. Mundësoni fëmijës që në mënyrë të pavarur të bëj krahësime, të orientohet në hapësirë dhe kohë dhe të lidh disa aktivitete të caktuara me periudhën kohore.Paraqitja e një rutine të thjeshtë ditore është shumë ndihmuese. Lexoni tregime fëmijëve tu edhe kur jan shumë të vegjël. Leximi i rregullt do të transformohet në shprehi të rregullt për kryerjen e detyrave të shtëpisë, kur fëmijët do të shkojnë në shkollë. Caktoni vendin dhe kohën për mësim dhe detyra shtëpie. Kjo nuk është patjetër të jetë diçka e veçantë, me rëndësi është të mos ketë në atë hapësirë pajisje elektronike të cilat do ta koncentrojnë dhe më me rëndësi është që fëmijët të marrin porosinë se detyra e shtëpisë është prioritet.
Insistoni që detyrat e shtëpisë të jenë të rregulluara. Fëmijët duhet të mësojnë se është me rëndësi që ta paraqesin vetveten dhe punën e tyre në rendim më të mirë të mundshëm, sepse ky është indikator për vetërespekt dhe respekt për të tjerët. Shprehi e cila do t’i sjell dobi më andje në jetë. Kontrolloni detyrat e shtëpis së fëmijëve të tyre, kontrolloni nëse e kanë kuputuar procedurën dhe procesin e të njejtës.Merrni pjesë nëse fëmija ju parashtron pyetje konkrete dhe kërkon sqarim plotësues. Gjithsesi mos e teproni me vendosjen e kritereve të fuqishme dhe rregulla për mësim.Gjithmonë le të ketë hapësirë për lojë dhe aktivitete të cilat i kanë të preferuara. Sporti le të mbetet si prioritet që do të përshtatet me detyrat e mbetura.

Përgatitja sociale

Përgatitja sociale e fëmijës suaj ka të bëj me mundësinë për përvetësimin e formave specifike të sjelles të nevojshme për krijimin dhe ruatjen e komunikimit me fëmijët tjerë dhe rrethinën. Kjo përfshinë edhe komunikimin edhe me njerëz të pamjohur, por jo me firikë por me kujdes. Të krijoj miqësi të reja dhe shoqëri, të mësoj t’i ndaj punët dhe të ketë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj të tjerëve.Pjekuria sociale nënkupton edhe ekzistimin e shprehive kulturore gjatë të folur, në sjelle dhe respektimin e të tjerëve.

Dëgjoni fëmijën tuaj

Gjithsesi dëgjoni fëmijën tuaj dhe gjithmonë ndani mjaftë kohë për pyetjet e tij dhe kërkesat e tij. Pavarsisht sa janë të njejta përsëritëse ose ndoshta të pa rëndësishm, rëndësinë ua jepni ju.Në këtë mënyrë fëmija do të ndjehet i sigurtë dhe do të mund të mbështetet mbi ndihmën tuaj.Problemt me të cilët mund të hasen gjatë shkollës le të jetë të përbashkët. Motivoni bisedën për të njejtat probleme dhe t’i ndaj me ju.Në këtë mënyrë ndjenja e sigurisë vetëm do të vërtetohet dhe ju do të jeni të sigurtë se gjthçka është në rregull.
Nëse sërish vëreni se fëmija juaj sillet në mënyrë të çuditshëm, të ketë frikë, i tërhequr ose agresiv tentoni të flsini dhe ta kuptoni arsyen për këtë sjelle. Në situata të caktuarta, kërkimi  ndihmës plotësues profesionale mund të jetë shumë e rëndësishme në procesin e përgatitje dhe adaptimit të fëmijës me ndryshimet e reja jetësore dhe detyrimet të cilat ngadal por sigurt ia imponon bota e të rriturve.