BROZILOKU bima mbretërore

BROZILOKU bima mbretërore

Broziloku(Ociumum basilicum) është bimë njëvjeçare e cila rritet 30-40cm dhe ka erë të këndshme, aromë magjike dhe pamje të bukur. Fjala brozlok buron nga fjala greke bazilikon, që don të thotë bimë mbretërore. Gjethet kanë formë ovale, kurse lulet janë të bardha, të kuqeose të verdha në klasat më të larta të bimës. Kultivohet si bimë e kopshtit në vende me diell dhe në tokën humus. Është shumë e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta prandaj nuk duron ujin e ftohtë për vaditje. Sot në botë njihen pothuaj 60 lloje të ndryshme të brozilokut.


Përbërja
Broziloku përmban vaj eterik, tanine, glikozide, sapunine, acid askorbik. Vaji eterik përmban; eutenol, cineol, havikol metil, kamfor, kurse në farë gjendet; karoten, rutin dhe trigliceride.
Është i pasur me antioksidanse madje më shumë me beta karoten. Në brozilok ka sasira të rëndësihme të vitaminës B6 dhe magnez.

Përbërja mjekuese
Përveç erës së këndshme, aromës dhe shijes, broziloku ka edhe ndikime shëruese. Popujt e lashtë besonin se broziloku ka ndikim pozitiv te i tërë trupi dhe shpirti, kurse studimet bashkëkohore e vërtetojnë atë. Broziloku është antioksidans i fuqishëm. Antioksidanset që i përmban bima e ruajnë trupin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, e pengojnë paraqitjen e disa llojeve të kancerit. Broziloku është i dobishëm te sëmundjet e mushkrive të bardha. Me sukses aplikohet edhe për trajtimin e shumë sëmundjeve të traktit urinar, ndezje së veshkëve ose urinimit me dhimbje. Më shumë studime tregojnë se ka ndikim pozitiv te sistemi imuntar i neriut. Gjethet e freksëta dhe vaji i brozilokut kanë ndikim antibakterial dhe antiseptik. Broziloku mund të përdoret edhe në mënyrë lokale, ku gjethet e freskëta vendosen mbi plagën dhe pengojnë infeksione bakteriale. Poashtu përdoret edhe për shërimin e problemeve me stomakun, ngërçeve dhe fryrjes së stomakut.  Broziloku është mjet shumë i njohur për qetësim, për trajtimin e pagjumësisë. Ndikim pozitiv te shëndeti mental sepse ka ndikim qetësues prandaj edhe rekomandohet gjatë stresit dhe tensionit. E përmirëson koncentrimin dhe kujtesën.

Si erëzë në kuzhinë
Gjethet aromatike përdoren në shumë kuzhina për përgatitjen e shumë ushqimeve. Që të ruhet shija e brozilokut, në ushqim duhet të shtohet në fund të gatimit. Gjithmonë kur mundemi, mirë është të përdorim brozilok të freskët, sepse ka shije më i intenzive se sa broziloku i thatë.
Bima famën e saj në kuzhinë e ka fituar nga salca e njohur Pestoqë bëhet nga broziloku, pinjolet, vaj ulliri dhe parmezan. Por për shkak se te ne pinjoletpraktikisht nuk mund të gjenden, si alternativ mund të përdoren farat e lulediellit.Broziloku përdoret si erëzë ose si shtojcë në shumë sallata.

Më mirë është kur përdoret i pastër, edhepse mund të përdoret edhe i thatë dhe i ngrirë. Broziloku i thatë humb shumë nga aroma tij, prandaj shumë më mirë të ngrihet (i grirë, ta përzieni me pak ujë ose vaj dhe ta ngrini në enë plastike për kube akulli). Përpunimi termik poashtu e shkatron shijen për këtë shkak borziloku duhet të shtohet në fund të gatimit.


Çaj nga broziloku
Pritni gjethet e brozilokut dhe spërkatni me ujë të nxeht, lërni të qëndrojnë pothuaj 8 minuta dhe pastaj kulloni brumin.
Çaji duhet të konsumohet pa sheqer, dy tre herë në ditë nga një gotë. Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë, por vetëm për sëmundje të mushkërive të bardha dhe kollitje.

Për gjumë të qetë
Një lugë brozilok zijhet 10 minuta në 2/5 decilitra ujë. E lëmë të qëndron 10 minuta. Pastaj çaji kullohet dhe pihet me gllënka të vogla.pa sheqer para gjumit.

Çaji i përgatitur nga broziloku ju ndihmon nënave me gjidhënie që ta rrisin prodhimin e qumështit!!!