Çfarë në kohën e lirë?

Çfarë në kohën e lirë?

LEXONI
“Gjyshja ime ju përshëndet dhe ju kërkon falje” nga Fredrik Bukman
Një roman mjaft sharmant për një vajzë, gjyshja e së cilës po vdes dhe lë pas vetes një sërë letrash, duke dërguar mbesën e saj të vogël në udhëtim ku ringjall botën e përrallave të shpikura nga ata të dyja. Elsa është shtatë vjeç dhe dallojeh nga bashkëmoshataret e saj. Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë vjeç dhe posedon një dhunëti të jashtëzakonshme për humor. Gjyshja është shoqja më e mirë e Elsës, në fakt, shoqja e vetme. Kur gjyshja vdes, ajo lë një sërë letrash duke u kërkuar falje njerëzve të cilëve ajo u ka bërë padrejtësi në jetën e saj. Letrat fillojnë aventurën më të madhe të Elsës. Me saktësi komike dhe duke spikatur një realitet krejt të ri, shkrimtari ofron tregimin për jetën dhe vdekjen dhe për një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut: e drejta për të qenë ndryshe!

 SHKARKONI
Aplikacioni mobil “Headspace”: Meditation and Sleep“
Në faqen 20, ne ju mësojmë se përmes meditimit ju do ta tejkaloni migrenën, prandaj ua sugjerojmë këtë aplikacion falas i cili ju ka ndihmuar shumë pacientëve në të gjithë botën. Aplikacioni do t’ju ndihmojë të rregulloni gjumin tuaj, të mësoni ta kuptoni veten dhe përfshini veglat themelore të meditimit.

Shihni
Dramën “Capernaum”
Ai është vetëm 12 vjeç dhe tashmë është dënuar me pesë vjet burg. Prandaj, djali padit prindërit e tij për neglizhencë. Ky film libanez i vitit 2018 ka një nominim për Oskar dhe shumë çmime. Ky film do të ngjall emocione të përziera dhe do t’ju shtyjë të mendoni se si po i rritni fëmijët ose nipërit tuaj. 

 

FESTONI
8. mars
Ne i urojmë gratë për festën e tyre duke i porositur që të dalin me shoqet e tyre, të shkojnë në një spa-qendëra ose, thjesht, të mbushin vaskën dhe të kënaqen. Ne e dimë se tingëllon klishe, por le të ju pyesim: kur për së fundi herë keni bërë diçka për veten tuaj? Theshtë 8 marsi është për ju!

 

KUSHTOJUNI vëmendje fëmijëve
Prilli është një muaj kushtuar luftës me jastëkë. Pra, tuboni fëmijët dhe nipërit dhe mbesat bashkë dhe mund të fillojë lufta!