Çfarë në kohën e lirë? Beirut, film

Çfarë në kohën e lirë? Beirut, film

Ngjarja në film zhvillohet në Bejrut në vitin 1982. Mason Skiles (i luajtur nga Jon Hamm) është një ish-diplomat amerikan i cili thirret përsëri në shërbim për të shpëtuar një koleg nga robëria. Personat e njëjtë që e rrëmbejnë kolegun dhe mikun e tij, janë përgjegjës edhe për vdekjen e gruas së tij. Ndërkohë, një agjent terreni i CIA-s që punon nën mbrojtje në ambasadën e SHBA-së, ka për detyrë t’a mbajë gjallë Mason dhe të kujdeset që misioni të ketë sukses.