Çfarë në kohën e lirë? Film, Night of the 12th

Çfarë në kohën e lirë? Film, Night of the 12th

Bazuar në një ngjarje të vërtetë, thrilleri i regjisorit Dominik Mol ndjek një hetim të gjatë mbi vdekjen e tmerrshme të një gruaje të re në një qytet afër Grenoble. Filmi në fillim zbulon se ky rast është vetëm njëri nga një seri misteresh të pazgjidhura në Francë. Historia do t’ju rrëmbejë në disa aspekte – mënyrën se si policia e heton rastin, burokracia e punës së policisë dhe ndjenja e përgjithshme e izolimit dhe shkretimit në këtë zonë provinciale që ndodhet pranë Alpeve franceze. Filmi fitoi 6 çmime në „Cesar Awards“ që u mbajt këtë vit, mes të cilave çmimin për regjisorin, skenarin dhe filmin më të mirë. Por pavarësisht kësaj, për të nuk u bë zhurmë e madhe në Hollywood, edhe pse kritikët e filmit e krahasuan atë me filmin “Zodiak” të Dejvid Finçer.