Çfarë në kohën e lirë? Film, Pain Hustlers

Çfarë në kohën e lirë? Film, Pain Hustlers

Liza (e luajtur nga Emili Blant) ëndërron një jetë më të mirë për veten dhe vajzën e saj. E gatshme që të bëjë gjithçka për të përmirësuar rrjedhën e jetës së tyre modeste, ajo do të pranojë të punojë për një kompani farmaceutike të falimentuar. Liza do të ketë sukses, do të fitojë shumë para, do të sigurojë një jetë të re për veten dhe fëmijën e saj.

Kompania do të arrijë shitje marramendëse muaj pas muaji, por pas historisë së bukur fshihet një komplot i rëndë kriminal për të cilin gruaja e re nuk ka dijeni. Me Kris Evans dhe Endi Garsia në rolet kryesore, filmi përshkruan një realitet të ashpër nëpër të cilin kalojnë me mijëra njerëz në kërkim të një jete të shëndetshme dhe të gjatë.