Çfarë në kohën e lirë? Film, Women talking

Çfarë në kohën e lirë? Film, Women talking

Drama prekëse e regjisores Sara Polli është në fakt një adaptim filmik i romanit me të njëjtin titull të vitit 2018 nga Miriam Tovs. I frymëzuar nga ngjarje të vërteta, filmi ndjek jetën e grave nga një koloni e izoluar fetare. Për vite me rradhë, burrat herë pas here i kanë droguar gratë dhe më pas i kanë dhunuar.

Vajza të reja mbeten shtatzënë brenda natës dhe askush nuk flet apo bën asgjë në lidhje me këtë. Megjithatë, e vërteta del në dritë pasi gratë vendosin të thyejnë heshtjen. Por, a do të arrijnë ta ndryshojnë fatin e tyre?