Çfarë në kohën e lirë? Serial Televiziv, After Life

Çfarë në kohën e lirë? Serial Televiziv, After Life

Toni ka një jetë të përsosur e cila shkatërrohet pas vdekjes së gruas së tij Lisa. Pas kësaj ngjarje tragjike, njeriu që dikur ishte i sjellshëm dhe i kulturuar, do të ndryshojë. Pas disa përpjekjeve për t’ia marrë jetën vetes, Toni megjithatë vendos të jetojë mjaftueshëm për të ndëshkuar botën duke qenë ashpërsisht i sinqertë dhe i lirë për të bërë çfarë të dojë. Sjellja e tij e re është superfuqia e tij – ai nuk kujdeset më për veten dhe për askënd tjetër. Por gjërat do të bëhen më të ndërlikuara nga sa e imagjinonte Toni, pasi miqtë dhe familja e tij do të përpiqen që të shpëtojnë njeriun e mirë që e njihnin dikur. Riki Gervais, fituesi i „Globit të Artë“ e luan rolin kryesor në këtë serial komik të veçantë, i cili do t’ju rrëmbejë që në episodin e parë.