Çfarë në kohën e lirë? Serial Televiziv, Hijack

Çfarë në kohën e lirë? Serial Televiziv, Hijack

Një mini-serial triler i shkëlqyer me shtatë episode me aktorin Idris Elba në rolin kryesor. Aktori portretizon negociatorin e biznesit të korporatës Sem Nelson. Në çastin e fundit, Sem do të hipë në një fluturim Dubai – Londër i cili së shpejti do të kthehet në një fluturim ferri. Sem do të detyrohet të përdorë aftësitë e tij negociuese në mënyrë që të arrijë një kompromis me rrëmbyesit gjatë fluturimit shtatë orësh. Dramë, suspancë, kthesa të papritura të ngjarjeve, e bëjnë këtë serial shumë emocionues për të gjitha moshat. Regjisori i afrohet finales së serialit në mënyrë interesante dhe të paparashikueshme, duke nxitur adrenalinën tek shikuesit deri në momentin e fundit. A do të arrijë Sem të nënshkruajë një marrëveshje tjetër biznesi?