Çfarë në kohën e lirë? The Gentlemen, SERIAL TELEVIZIV

Çfarë në kohën e lirë? The Gentlemen, SERIAL TELEVIZIV

Çfarë ndodh kur trashëgimia e një familjeje të shquar aristokrate rezulton se fsheh një sekret të papritur? Pas vdekjes së babait të tij, Edie Horniman trashëgon pasurinë e familjes dhe bëhet Duka i ri i Halstedit. Por, në vend të një jete paqësore në rrethet aristokratike, ai zbulon se familja e tij është pjesë e një perandorie të madhe të paligjshme të prodhimit të kanabisit.

Për të mbrojtur pasurinë dhe familjen e tij, Edie futet në botën e nëntokës britanike, ku asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket. Seriali sjell humor të zi, aksion, intrigë dhe stilin e dallueshëm të Gaj Riçit.