Çfarë në kohën e lirë? The little mermaid, Film

Çfarë në kohën e lirë? The little mermaid, Film

Filmi vizatimor i famshëm i Walt Disney “Princesha e Vogël” më në fund arriti përshtatjen e tij filmike. Bota e priti filmin me kënaqësi, edhe pse në fillim pati mendime të ndara rreth zgjedhjes së aktores që interpretonte sirenën e vogël Ariel. Arsyeja për këtë është lëkura me ngjyrë të errët e aktores dhe këngëtares së re Hali Bejlli, por performanca e saj e jashtëzakonshme i bindi fansat e zhgënjyer se Disney, megjithatë, nuk gaboi në zgjedhje.

Historia e filmit është identike me atë të filmit vizatimor, sirena e vogël e jep zërin e saj për të fituar këmbë dhe për të parë botën përtej detit ku e pret princi i saj.