Seriali përbëhet nga 7 episode emocionuese që do t’i shikoni për një kohë shumë të shkurtër. Drama zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në vitet ’60 dhe ndjek jetën e Beth Harmon – në moshën 9 vjeçare ajo mbetet jetime dhe gjen ngushëllim duke luajtur shah në jetimore. Për një kohë të shkurtër ajo bëhet e varur nga loja, bëhet një lojtare e përkushtuar në mënyrë që të bëhet më e mira në botë. Por në arritjen e qëllimit të saj e pengonin problemet e saj emocionale dhe një sërë varësish të tjera të tilla si droga dhe alkooli. A do të arrijë heroina introverte dhe pak e çuditshme të mundë veten dhe rivalin e saj?
Çfarë në kohën e lirë? – TV-SERI “The Queen’s Gambit”
