Vetëm disa hapa të lehtë na shpien ka jeta e shëndoshë dhe cilësore e tërë familjes.Asnjëherë nuk është vonë për një fillim të ri.Formulën të cilën do ta zbatojmë ne do të na sjell ndjenjën e kënaqësis dhe lumturisë te ne dhe të afërmitë tanë.
Rreth magjik
Shek. 21karakterizohet ose shënohet si shekulli i tjetërsimit të fuqishëm të njeriut nga natyra, tjetërsimit nga vetvetja dhe mes vete.
Gara në luftën për ekzistencë, angazhimet tërë ditore, doza e përditëshme e stresit, energjia e akumuluar negative, lodhja dhe, për fat të keq, shumë pak kohë për familjen dhe për fëmijët e vetë.Por edhe atëherë kur jemi në shtëpi, nevoja për momente të përbashkëta dhe pushim të përbashkët shëndrohetnë humbjen e pakonrolluar të kohës në rrjetet sociale ose duke shikuar TV.Duke pasur këtë parasyshë, fëmijët kalojnë kohën me lojra kompjuterike ose me tabelët ose në telefon.Gjithsesi, përveç këtyre “kënaqësive” relaksuese, program i domosdoshëm është e dhe konsumi i pijeve të gazuara ose disa 100% „lëgje natyrore“.Mos t’i harrojmë patatet e skuqura, smokat,ndonjë kroasan ose çokolatën e rregullt.Kështu, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, shprehitë e këqija bëhen pjesë e jona, por, fatkeqsisht, edhe pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë.
A ju kujtohet ky realitet?! A është kjo pjesë e përditshmërisë suaj?!
A sjell e tërë kjo fat dhe gëzim në zemër, a ndjeheni të plotësuar, a është fëmija juaj i shëndoshë dhe i lumutur, ose, nervoz dhe vazhdimisht ka probleme shëndetsore? A e keni vërejtur se fëmiju juaj ka peshë të lartë trupore? Ose ndoshta ka peshë të ulët trupore? Ka shumë puçëranë fytyrë, kurriz, shumë shpesh kanë alergji, kapsllëk, diare të shpeshtë, i reduktohet imuniteti…?
Nëse është kështu, a duhet të ndryshojmë diçka?A varet ndryshimi nga ne?
Gjithsesi! Unë them PO!!!
Jamë shumë i bindur se me pak mundim dhe me shumë dëshirë mund t’i ndryshojmë rrënjësisht cilësinë e jetës, dhe me këtë t’ju mundësojmë fëmijëve tanë të ardhme të shëndoshë dhe të lumtur.
Ndryshimet janë një hap largë
Vetëm disa hapa të lehtë na shpien te jeta e shëndoshë dhe cilësore e tërë familjes. Asnjëherë nuk është vonë për një fillim të ri. Fëmijët do jenë mirënjohës, kurse ne të plotësuar me ndjenjën e kënaqësis dhe gëzimit.
T’i kujtojmë se cilat janë ato hapa:
Pas orarit të punës, shoqërohuni me fëmijët tuaj, bisedoni me ata, bashkëndani detyrat e tyre shkollore, problemet e tyre.Tuboni tërë familjen në drekë ose darkë të përbashkët. Shtroni sofrtën bashkë. Mundohuni që ushqimet t’i përgatisni në shptëpi, edhepse ndonjëherë mund të blehet edhe ushqim të parapërgatitur (por jo ushqim i shpejtë).
Përgatitja e sallatës së freskët duhet të jetë kënaqësi e përbashkët.
Mëngjeset filloni me lëngje të freskëta të shtrydhura të cilët do t’i përgatisni bashkë. Përdorni pemë të dhata, kokërra me bërthama dhe fara në ushqimin e tyre. Përgatisni ushqim për shkollë i cili mund të jetë pemë, sanduiç i shëndoshë, përzierje e perimeve të thata dhe kokërra, por këtë periudhë edhe gështenja, të zijera ose të pjekura, misër të zijer, kokoshka të plasura në tigan (asesi në mikrovalë, e cila duhet të largohet nga përdorimi).
Gjatë fundjavëve shkoni në shëtitje ose qëndrim tërëditor në natyrë. Ecni, thithni ajërin e natyrës, shfrytëzoni rrezet e diellit. E tërë kjo na mbush me shëndet, energji të mirë dhe disponim të mirë.
Ushqimi jemi ne vetë
A dini që humori dhe energjia pozitive shumë varen nga mënyra se si ushqehemi, çka pim, cilin ushqim e konsumojmë.Ne jemi pjesë e natyrës dhe neve na është paracaktuar që të konsumojmë ushqim natyror, ushqim të cilin trupi jonë e njeh, lehtë e përpunon, na jep energji, na i rigjeneron qelizat dhe na mban në kondicion të mirë fizik. E tërë kjo vazhdon edhe për fëmijët tonë. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të kujdesemi që fëmijët tanë të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.
Cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje
Në ushqyerjen e përditshme te fëmijët patjetër të jenë pemë shumë të freskëta (por edhe të thata dheme bërthama), perime të freskëta, lëngje të freskëta të shtrydhura ose të blenduara nga pemët dhe perimet.Mos të harrojmë që fëmijët tanë t’i mësojmë që të pin ujë i cili është pastrues kryesor i trupit.
T’i shëndrojnë bishtajatnë ushqime te fëmijët. Së paku dy herë në dytë:pasul, bizele, thjerrëz, bishtaj, qiqër. Fatkeqsisht, disa fëmijë nuk e din çka është thjerrëza, dhe asnjëherë nuk kanë provuar bishtaja ose bizele. Pasuroni këto gjella perimeshduke shtuar një ose dy lugë grurëzi shumëvjeçar, mel, dhe do të fitoni gjella perimesh më të shijshme, kurse në aspektin ushqyes do të ketë vlerë të lartë. Turlitavën, spiaqin, orizin (integral), gjella me patate– i pasuroni me grurëzi shumëvjeçar, mel, këpurdha. Përdor bukë të shëndetshme në ushqimin e fëmijëve (kjo është ajo bukë e cila rëndonnë dorë).
Mësoni fëmijët që së paku dy herë në javë të konsumojnë peshk. Të shmangen peshqit e sheshuar (panga, salmon).Përdorni peshqit më të vegjël detar dhe peshqit nga liqenet dhe lumenjtë tanë.
Mos e teproni me pitet, kifletdhe pogaçe të cilat përgatiten me miell të bardhë, gjalp dhetharmë.
Bëni ëmbëlsira me pemë të freskëta, thata dhe me bërthama,kokos, ndojëherë me çokolatë të shndetshme. Përdorni ushqime të shndetshëm si gjalp(jo margarinë), humus, pinxhur, ndonjëherë ajvar,malixhano, avokado, gjizë me gjalp, mjaltë, marmaladë. Përjashtoni me kohë ushqimetmë të dëmshme dhe më të reklamuara prej çokolate.
Qumështi i ëmbël i lopës të largohet nga menyja dhe të zëvendësohet me qumësht të shëndetshëm bimor: tërëshërës,orizi, të bajameve– të cilat mund edhe në shtëpi t’i përgatisni. Kosi(më i mirë është i dhisë) mund të përdoret sepse ka bakteire të dobishme.Është mirë që të përdoren në kombinim me perime të freskëta dhe me bërthama, fara, si tarator me panxhar dhe karrotë të renduar, arrëza. Fëmijët do të kënaqen, por bashkë me ata edhe ju.
Djathi dhe kaçkavallinuk guxojnë të jenë ushqim i përditshëm i joni dhe as i fëmijëve.
Vezët(sipas mundësive vezë natyrore të fshatit) duhet të gjenden të zijera, si omlet me perime, kunguj, domate, këpurdha, spinaq, hithër, pras.Vezët e shkurtëstë pihen të gjalla në vjeshtë dhe në pranverë së paku 21 ditë– varësisht nga mosha e fëmijut,një deri tre vezë në ditë me lëng të shtrydhur(jo me qumësht ose kos).
Mishi(më së miri nëse është i shtëpisë, i fshatit) nuk guxon të përdoret më shumë se dy ditë në javë.Mishi të mos jetë i “pasur” me hormone (për fat të keq, mishi i pulës, por edhe i derrit janë plotë me hormone). Mishi i gjelit të detit, viçit,dhe i lepurit janë zgjedhje më të mençur. Të largohen të gjitha nënproduktet e mishit si: salama, salsiçet, pashtetat. Këto janë produkte të cilat e sëmurin dhe e dëmtojnë trupin e njeriut.
Ndryshimet filloni nga vetvetja
Ndryshoni shprehit tuaja të jetesës ku mënyra e ushqimi zë një vend të rëndësishëm.Kthehjuni natyrës, ktheni instiktin për ushqim natyror, për ujë, për ajër të pastër, për diell, dëgjoni zhurmën e erës, ndjeni aromën e ozonit. Do të ndryshoni cilësinë e jetës, por do të ndryshoni edhe të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Unë këto hapa i ndërmorra para 15 viteve dhe jetoj një jetë të re në çdo kuptim të fjalës.Të afërmit e mi ngadal por sigurt i bënë ndryshimet dhe dukshëm përmirësuan edhe gjendjen e plotë shëndetsore dhe energjetike. Bëjeni edhe ju këtë për ju dhe të dashurit tuaj.
Qysh nga fëmijria mësoni fëmijët që të konsumojnë ushqim të shëndoshë. Bashkarisht shkoni në treg të gjelbërt ose në shitore të specializuar për të blerë pemë dhe perime të freskëta. Kështu do t’ju zhvilloni instiktin për nevojë për ushqim natyror dhe të freskët.
Cveta Dineva
Nutricionist-Konsulent i certifikuar