Cili është karakteri i lëkurës suaj?

Cili është karakteri i lëkurës suaj?

Vite më parë, lëkura klasifikohej sipas sasisë së vajit që prodhonte (normale, me vaj ose e thatë). Por problemet e lëkurës shkaktohen nga një numër faktorësh si dieta, gjenetika, stili i jetës, kështu që qasja moderne dermatologjike përfshin përcaktimin e karakterit të lëkurës.

E adaptueshme
Lëkurë elastike që i përgjigjet mirë produkteve të reja dhe kushteve të ndryshme të motit. Vizualisht, ky lloj i lëkurës ka pore të mesme dhe një minimum të pikave të zeza.
Mirëmbajtja ose kujdesi Përdorni një locion pastrues të butë ose ujë micelar për të shmangur heqjen e vajrave natyralë mbrojtës që përmbahen në lëkurë. Sigurohuni që të jetë e hidratuar dhe e butë, duke përdorur një krem që nuk do të rëndojë fytyrën tuaj. Për shkëlqim më të madh, bëni deskuamacion (peeling) një herë në javë.
TË USHQYERIT Hani ushqime të bazuara në perime dhe multivitamina çdo ditë ku përfshihen vitamina A, C dhe E, në mënyrë që të ngadalësoni stresin oksidativ.

E ndjeshme ndaj hormoneve
Lëkura që shpesh ka puçrra dhe dhjamë të tepërt nën ndikimin e hormoneve androgjene.
MIRËMBAJTJA/KUJDESLocion me bazë acid salicilik – mbyll poret duke prishur dhjamin e tepërt, dhe vetëm 1% e përbërjes është e mjaftueshme. Pavarësisht yndyrës së tepërt, lëkura ka nevojë për hidratim. Deskuamacioni ose çluspimi (peeling) është i detyrueshëm që poret të jenë të pastra.
TË USHQYERIT Ulni marrjen e qumështit dhe ëmbëlsirave – ato stimulojnë inflamacion, dhe sheqeri ngre glukozën e cila ndikon në hormonet androgjene. Provoni suplementin e zinkut pasi studimet tregojnë se zvogëlon inflamacionin dhe pengon hormonet androgjene.

E ndjeshme ndaj stresit
Probleme me ekzemën ose rozacean? Lëkura reagon me dhunë ndaj kushteve të tilla si mungesa e gjumit, dieta jo e shëndetshme, stili i jetesës stresuese dhe moti i ndryshueshëm.
MIRËMBAJTJE/KUJDES Formulat e larjes së fytyrës me bazë sulfate edhe më tej dobësojnë barrierën e lëkurës. Zgjidhni një formulë që nuk shkumëzon dhe lageni me ujë të ftohtë. Zëvendësoni formulat acidike të serumit me antioksidantë të kombinuar me përbërës natyralë si kamomili ose kumak- ka veti anti-inflamatore dhe përshpejton rigjenerimin e indeve.
TË USHQYERIT Shmangni mishin e kuq, qumështin dhe ushqimet pikante (përgjegjëse për skuqjen) dhe rritni marrjen e acideve yndyrore omega-3.

E pjekur
Lëkura e hollë që tregon shenjat e para të plakjes (vija të holla, rënie, njolla të errëta).
MIRËMBAJTJE/KUJDES Procesi i depozitimit të qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës, te ajo lëkurë me karakter të pjekur, zhvillohet ngadalë. Prandaj, përdorni një formulë të larjes që shfletëzohet ose luspohet në të njëjtën kohë. Zgjidhni hidratimin me acid hialuronik, dhe për zbutjen ekziston retinol – një derivat i vitaminës A, thelbësore për lëkurën e butë dhe të plotë.
TË USHQYERIT Një tjetër arsye për të shmangur sheqerin: çon në glikizim i cili ngurtëson kolagjenin dhe elastinën dhe përshpejton plakjen. Trajtoni stresin oksidativ përmes acideve yndyrore në formën e suplementeve.