Pleqëria është proces normal biologjik gjatë të cilit trupi pëson disa ndryshime. Nga këto ndryshime nuk përjashtohen madje edhe strukturat dhe funksionet e trurit. Humbja e lehtë e kujtesës, harresa ose humbja e kohës së reagimit janë ndryshime normale në pleqëri. Harresa e këtillë te të rriturit quhet harresë benine pleqërie dhe nuk është shenjë e demencës.
Çka është demenca?
Demenca paraqet humbjen e njëkahëshme të aftësis mentale, humbjen e kujtesës, ndryshim në sjellje, por në fund paraqitet edhe humbja e aftësive sociale. Më shpsh paraqitet te njerëzit më të moshuar (mbi 60 vjeçar), por nuk përjashtohet mundësia që të paraqitet edhe te popullata më e re.
Demenca nuk është pjesë e procesit normal të pleqërisë. Kjo kategorizohet si problem mjeksor i cili zhvillohet shumë ngadal, madje ndonjëherë zgjat me vite. Në fillim vështirë se vërehet, kurse me kalimin e kohës gjendja keqsohet dhe mund të ketë edhe ndikime dramatike mbi tërë familjen. Te individët fshihen kujtimet, emrat e njerëzve madje edhe fytyrat e tyre. Humbja e kujtesës, në një farë mënyre, paraqet edhe humbjen e identitetit personal.
Nuk ka njeri që kohë pas kohe nuk harrohet. Demenca në shikim të parë ngjan me harresën, kurse të gjithë ne në jetë ndonjëherë kemi përvojë me harresën.
Demenca në fillim manifestohet si problem me kujtesën, kurse me kalimin e kohës, manifstimi mund të shprehet edhe si:
vështirësi me kryerjen e obligimeve të përditshme
vështirësi me mbatjen e komunikimit me individët tjerë
ndryshim në humor, gjykimin dhe karakterin e invidit
Cilat janë arsyet për demencën?
Ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat na shpien deri te shenjat e para të demencës, gjegjësisht deri te gjendja e cila i dëmton funksionet kognetive.
Si arsye më të shpeshta referohen:
sëmundja e Allcajmerit
mungesa e oksigjenit në tru për shkak të pikës në tru, arterosklerozës, infarktit
lëndimet në kokë
dëmtimi ose prishja e imunitetit
Simptomet
Individët me këtë dëmtim, zakonisht kanë dëmtim ose humbje të fshehtë të kujdesës afatshkurte, e cila me kalimin e muajve dhe viteve shoqërohet edhe me humbjen e funksioneve tjera intelektuale, ndryshim në personalitet dhe humbjen e shprehive personale ditore.
Ndryshimet subtile afatshkurte të kujtesës
Problemet me kujtesën mund të jetë një simptom i lehtë për detektimin e demencës. Shpesh bëhet fjalë për probleme subtile me kujtesë afatshkurte, siç është harresa e lokaliteteve dhe objekteve ose harresa të tipit – çfarë duhet të bëja ose çfarë duhet të merrja.
Individi i cili vuan nga demenca mund të kujton gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën para disa viteve, por nuk mund të kujton ndodhitë gjatë ditës.
Kjo mund të jetë e vështirë për pacientin që ta kupton te vetvetja, por mund të zbulohet nga njerëzit rreth tij. Një shembull tipik i ndryshimit të disponimit ose humorit te individët me sëmundjen e demencës është manifestimi i gjendje së turpit e deri te gjendja e të qenurit ektrsovert.
Vështirësi me gjetjen e fjalëve të duhura
Individi ose personi me demencë mund të ketë vështirësi që të gjej fjalë për shprehje. Bashkëbisedimi me të mund të jetë i vështirë dhe mund të zgjash shumë, para se ta kuptojmë qëllimin e bisedës.
Vështirësi me kryerjen e obligimeve ditore
Vështirësitë më të mëdha me obligimet ditore mund të konsiderohet si indikator se dikush është në fazën fillestare të demencës. Zakonisht, kjo fillon me vështirësitë me obligimet më të komplikuara.Përveç luftës për të kryer obligimet e njohura ditore, ai/ajo has në vështirësi që të mësoj gjëra të reja dhe të zbatoj rutina të reja.
Apatia dhe sfilitja paraqiten si simptome në demencën e hershme
Individi me këto shenja ose simptome mund të humb interesin për hobin dhe aktivitetet që mund të jenë të rëndësishme, humbjen e interesit emocional për shoqërim me miqtë dhe me familjen.
Humbja e ndjenjës për orientimin hapsinor
Humbja e ndjeshmërisë për drejtim dhe orientim në hapësirë, është simptom i cili e keqson gjendjen shëndetsore të individit me demencë. Kjo don të thotë se ndoshta nuk do të njeh as pikat referuese familjare dhe harron se cilat drejtime i shfrytëzon rregullisht, por mund të bëhet edhe më keq që të ndjek një sërë drejtimesh dhe udhëzimet hap pas hapi.
Përsëritja
Humbja e kujtesës dhe ndryshimi i përgjithshëm i sjelljes e cila vin me demencën, mund të sjell deri te përsëritja e obligimeve ditore, ose përsëritje e pyetjeve të njejta gjatë bisedës, edhepse janë përgjigjur të njejtat nga bashkëbiseduesi. Kjo poashtu mund të shihet edhe te mbledhja obsesive e objekteve.
Adaptimi
Vështirësitë me adaptimin e ndryshimeve është simptom tipik i demencës së hershme. Mungesa e kapacitetit që të mbaj mend njerëzit që tashmë i njeh ose të ndjek bisedën me bashkëbiseduesin, mund të shkakton edhe frikë nga ndryshimi. Për shkak të kësaj, ka nevojë për rutinë dhe friksohet që të përjetojë përvoja të reja.
Me të ushqyer të përshtatshëm kundër demencës?
Kur hani “kyçni” trurin. Ushqimin që e konsumoni e ndihmon ose e pengon organizmin në kryerjen e funksioneve në nivel optimal. Truri ka kërkesa specifike kur bëhet fjalë për ushqimin. Ushqimi që është i mirë për trurin është i njejti që e redukton edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, e nxit shtimin e gjakut në tru, dhe ushqim i cili nuk përmban yndyrëra të ngopura dhe kolesterol. Truri ka nevojë për barazpeshë të duhur të substancave ushqyese, duke përfshirë proteinat, yndyrërat dhe karbohidratet. Ushqimi për trurin është më efikas në kombinim me aktivitetin fizik dhe mental, ruatjen e mardhënieve sociale dhe shoqërimin me miqtë.
Për demencën një „gram prevenim“ ka vlerë më shumë se disa ‘’kilogram mjekim ‘’. Doza e shëndoshë e mjeksis prevenuese , para se gjithash, është në konsumin e rregullt të ushqimit të freskët dhe të barazpeshuar.
Këshilla për prevenim
Reduktoni konsumin e ushqimi të pasur me yndyrëra të ngopura dhe kolesterol. Ata i ngushtojnë arteriet, gjë që rezulton në rrezik më të madh nga demenca. Individët që kanë shtypje të lartë dhe kolesterol të lartë gjashtë herë janë më të rrezikuar nga demenca.
Ruani peshën e trupit tuaj për tru të shëndosh. Të gjithë ata që janë me peshë të lartë, dyfish janë më të rrezikuar. Plotësisht shmangni “ushqimin e shpejtë“.
Qëndrimi aktive mentalisht dhe në aspektin social, ushtroni dhe kujdesuni për peshën e trupit.
Рамка
Ushqimi i shpejt i redukton funksionet mentale
Ushqimi i cili e mbron trurin
Konsumoni acide yndyrore mono dhe poli të ngopura siç janë, për shembull, ata nga vaji i ullirit. Në vend që të hani ushqim të skuqur, më mirë konsumon ushqim të freskët, zijer, ose pjekur.
Rrisni konsumun e ushqimi i cili e mbron trupin tuaj. Nga perimet shpesh konsumoni lakër jeshile, spinaq, brokula, lakër brukseli, panxhar, qepë, patëllxhan modar, sepse kanë nivel të lartë të antioksdasave. Te pemët, rekomandohet konsumi i kumbullave të thata, boronica, manafera, mjedër, portoklli, rrushi i zi dhe vishnja. Domosdoshmërisht në ushqim përdorni edhe peshq për shkak të përmbatjes së madhe të acideve yndyrore omega 3.Përdorni edhe pemë me bërthamë, sidomos bajamet dhe arrat, që konsidetohen burime të shkëlqyera të vitaminit E – një antioksidans shumë i njohur.