Detoksikimi – Është koha për pastrim natyror të organizmit

Detoksikimi – Është koha për pastrim natyror të organizmit

A keni ndjenjën sikur gjithmonë jeni i lodhur, gjithmonë ju flihet dhe nuk keni energji të mjaftueshme?Ka ardhur koha për pastrimin e organizmit!!! 

A e keni ditur se pastrimi i organizmit mund t’ju ndihmoj që ta ktheni energjinë dhe ta përmirësoni gjendjen shëndetsore ?! Gjithçka që duhet bërë është pak kujdes dhe kohë dhe ja rezultatet !!!

Detoksikimi i trupit tuaj realizohet nëpërmjet mushkrive të bardha, veshkëve, lëkurës dhe mëlçis së zezë. Nëse funksioni i ndonjërit nga këto organe është dëmtuar, materiet dëmtuese akumulohen, gjë e cila rezulton në paraqitjen e simptomeve të cilat janë:

·                     lodhje,
·                     kokëdhimbje,
·                     alegji,
·                     imunitet të dobët,
·                     lodhje mentale dhe koncentrim të dëmtuar
·                     dhimbje në muskuj dhe nyje,
·                     trashje,
·                     ndryshim në humor,
·                     depresion,
·                     pagjumsi,
·                     rritja e yndyrës dhe sheqerit në gjak, etj.

Natyrisht, çdo ditë materiet dëmtuese largohen nga organizmi me urinë, fekale, me procesin e frymëmarrjes ose sërish me neutralizimin e tyre. Tëmthi, gjëndrat limfatike, lëkura dhe gjaku janë kanale të cilat mbështesin procesin e detoksikimit.

Nëse nuk bëjmë pastrim natyror të trupit tonë, të gjitha këto materie të hudhura dhe dëmtuese grumbullohen në kanalet për eliminim, ku si pasojë shpesh sëmuremi dhe shumë vështirë shërohemi. Kur bëjmë pastrimin e trupit tonë, me rëndësi të veçantë është se këto kanale të jenë të hapura dhe të rrjedhëshëm.

DETOKSIMI NATYROR PËR IMUNITET TË FORTË

Edhepse pastrimin e organizmit mund të bëjmë kur të duam, koha më e përshtatshme është pranvera dhe vera. Pas dimrit të gjatë, ku ushqimi është i varfër me perime dhe pemë të freskëta, pranvera është koha e shkëlqyer për pastrimin e trupit tonë dhe mbushjen e tij me vitamina dhe minerale.

Kemi shumë mënyra të detoksikimit të trupit. Pothuaj secila qendër WELLNESS mund t’ju ofroj trajtim me detoksikim, por ngadal mos shpejtoni:

Natyra na ofron mënyra të thjeshta dhe pa pagesë për pastrimin e trupit.

PASTRIMI NË TRE FAZA
Faza e parë përfshin pastrimin e veshkëve, faza e dytë mëçin kurse faza e tretë zorrën.

I.  Gjatë fazës së parë me rëndësi është të konsumojmë diuretikë të bimëve.Çaji i majdanosit, xhenxhefilit, luleradhiqes, hithërit si dhe lëngu i limoni dhe qershigëlës janë shumë të suksesshëm për pastrimin e veshkëve.

II. Faza e dytë përfshinë konsumin e rritur të perimeve të panxharit, sidomos perime të pasura me materie të hidhura (arugula, marulë, lakër jeshile, lakrë e bardhë, artiçokë), të cilat pastrojnë dhe rigjenerojnë mëlçinë.

III. Faza e tretë dhe e fundit synon pastrimin e zorrës.Ushqimi i pasur me fije rritëse dhe acide yndyrore omega 3 ndihmojnë këtë proces (pemë, perime, fara e lirit, drithrat).

Plani tetëditor për detoksikim e organizmit

·   Sa të zgjoheni:Konsumoni ujë të vakët te i cili më herët keni shtrydhur gjysmë limoni.
·   Para gjumit: Pi një gotë ujë me një lugë Bentonit dhe një lugë farë e grirë e lirit.
·   Ditë e parë: Mund të konsumoni çdo perim, përveç bananes. Rekomandohen mollat, kumbullat, mandarinat, portokajt, citronet dhe kivit. Pemët, qofshin të freskëta ose të konzervuara, do t’i sigurojnë tërë materiet e  nevojshme ushqyese.
·   Dita e dytë: Mund të konsumoni lloje të ndryshëm të perimeve, thatë ose të përgatitura në sasira sipas dëshirës. Për darkë përgatitni një patate më të madh të pjekur në furrë me. Perimi do t’ju siguron tërë materiet e nevojshme ushqyese dhe fibrat.
·   Dita e tretë: Mund të konsumoni gjithë perimet dhe pemët, përveç bananeve dhe patateve me sasira të cilat dëshironi.Mos u habitni nëse keni oreks për ushqim, sepse prej ditës vijuese ky oreks do të filloj të zbehet.
·   Dita e katërt: Sot mund të hani deri në tetë banene dhe të pini 3 gota qumsht, por mund edhe supë perimesh. Bananja shërben për të kompenzuar sasinën e kaliumit dhe natriumit  të cilët i keni humbur.
·   Dita e pestë: Mund të hani 600 g mish lope dhe 6 patate. Nga mishi do merrni hekurin dhe proteinat, kurse nga patatja vitaminat dhe fibrat.Ndërkohë rrisni sasinë e ujit.
·   Dita e gjashtë: Mish i lopës dhe perime me sasi të pakufizuar.
·   Dita e shtatë: Sot mund të konsumoni tërë llojet e perimeve dhe të pini lëgje jo të ëmbla të perimeve. Gjatë ditës pini së paku 10 gota ujë , 2 gota çaj bimësh (çaj i gjelbërt, çaj hithri, çaj luleradhiqëje, çaj nane)  pa sheqer.

Kush nuk guxon ta provon dietën për detoksikim

Shtatzënat dhe gratë të cilat u japin gji fëmijëve asnjëherë nuk guxojnë të provojnë këtë dietë për detoksikim, poashtu dieta nuk rekomandohet për njerëzit të cilët vuajnë nga anemia, diabeti,veshkët, gjëndra mbrojtëse, karcinomi, sëmundje e caktuara gjenetike, probleme me ushqimin. Por, nëse vendosin që ta fillojnë këtë dietë atëherë rekomandohet mbikëqyrje e domosdoshme profesionale.
Meri Filipoviq – nutricioniste dhe këshilltare profesionale

Pas përfundimit të procesit të detoksikimit vazhdoni me barazpeshimin e ushqimit. Mos kaloni menjëherë në stërngopje dhe në konsumin e ushqimit i cili tretet me vështirësi (në këtë rast do të shkaktoni ndikim plotësisht të kundërt  dhe mbingarkesë të mëlçisë ).

Pas detoksikimit mos tentoni të konsumoni:
·                     ushqim të përpunuar industrial dhe të shpejtë,
·                     më rrallë konsumoni sheqer, majonez, ketçap,
·                     alkohol, cigare dhe
·                     ushqimet tjerë jo të shëndetshëm dhe pija të gazuara.
 Mëlçia e grasuar, nuk dhemb por heshturazi vret

Mëlçia e grasuar ose ashtu si edhe sot e quajnë – steotoza është epidemia е “heshtur”  e shek.21. Çdo i pesti njeri vuan nga ky dëmtim metabolik i cili shkaktohet nga ekspozimi i tepërt i mëlçisë ndaj yndyrërave. Arsya për këtë sëmundje nuk është vetëm konsumi i tepërt i alkoholit por edhe ushqimi jo i shëndetshëm, obesiteti, keqsimi i metabolizmit të sheqerit në gjak dhe dëmtimet toksike të shkaktuara nga depërtimi i helemeve kimike si pesticide dhe aditive.

Është konstantuar se mëlçia është gjëndra më e madhe në organizmin e njeriut dhe shërben për deponimin e materieve ushqyese dhe neutralizimin e materieve dëmtuese dhe toksineve. Ka rol shumë të rëndësishëm në proceset metabolike dhe për këtë arsye emrohet “ laboratori qendrore” i organizmit të njeriut.Edhepse mëlçia realizon më shumë se 500 funksione të ndryshme, detyra e saj kryesore është detoksikimi i organizmit.
Një nga funksionet më të rëndësishëm të mëlçisë është filtrimi dhe pastrimi i gjakut, ruatja e nivelit në glukozë, zbërthimi i yndyrërave, proteinave dhe karbohidrateve, krijimi i lëngut të tëmthit, ruatja e vitaminave dhe prodhimi i enzimeve për zbërthyer toksinet.
Për shkak të proceseve të ndryshme të cilat mund të zhvillohen  në mëlçi, shumë njerëz e quajnë edhe truri i dytë.

Të dhënat statistikore tregojnë se shkaktari kryesor për këtë sëmundje është obesiteti,  kurse të rrezikuar janë edhe ata të cilët konsumojnë alkoholin dhe atë individë të cilët kanë nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit  në gjak si dhe ato të cilët konsumojnë medikamente hepatotoksike —-

NGA MËLÇIA E GRASUAR NË CIROZË
Mëlçia e grasuar paraprijnë te 10-15%  e rasteve të cirozës, e cila mund të shkakton komplikime serioze.

Steatozata (mëlçia e grasuar) është shkalla e parë dhe më e butë e dëmtimit të mëlçisë e cila rezulton  për shkak të depozitimit të yndyrave në këtë organ.
Rritja e yndyrërave trupore për arsye të panjohura, bymimi i stomakut, shtypja e lartë e gjakut, varja ose shkalla e lartë e kolesterolit janë vetëm disa tregues ose indikatorë për mbingarkesën e mëlçisë dhe metabolizmin e prishur të yndyrërave.

Zakonisht, kjo sëmundje akoma quhet “sëmundja e heshtur” sepse faza e saj fillestare nuk shoqërohet nga asnjë simptom.
Nëse kjo gjendje injorohet dhe nuk trajtohet si duhet, mund të shkakton dëmtime edhe komplikime më serioze.

Problemi me mëlçinë e grasuar mund të sanohet edhe në mënyrë natyrore, nëse reagohet në kohë, me ndryshimin e shprehive jetësore, zbatimin e një regjimi specifik të të ushqyerit dhe  me rritjen e aktivitetit fizik.

Mëlçia e pastër siguron shëndet, vitalitet, bukuri , frymë të freskët dhe disponim