Diabeti dhe komplikimet

Diabeti dhe komplikimet

Roli i faramcistit në reduktimin e rezikut të diabetit 

Faramacistët janë nëpunësit më të qasëshëm shëndetsor, ata kanë kontakt edhe me njerëz të shëndosh të cilët shumë rrallë vizitojnë mjekë dhe mund të ndikojnë në rritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të diabetit dhe për prevenimin e komplikimeve nga  diabeti.
Faramacistët duhet t’i mbikëqyrin ndikimet e barit dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve  të cilët lidhen me  përdorimin e barnave.
Pacientët me diabet patjetër të paralajmërohen për  komplikimet të cilat mund të paraqiten kur kemi nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe duhet të udhëzohen në kontrollë të rregullt për gjendjen e tyre shëndetsore. Rekomandohet mbulimi i të gjitha aspekteve siç janë: çka paraqet diabeti, si mund të kontrollohet gjendja shëndetsore, deri në cilat komplikime na shpyen diabeti, si mund të prevenohet dhe si mund të ketë ndikime mbi cilësinë e jetës.
Farmacistët janë ato të cilët duhet të japin të dhëna të përimtësuara të cilat ju duhen pacientëve për përdorimin e drejtë të barnave, siç janë indikacionet, kundër indkacionet, dozimi, mënyra e përdorimit dhe masat mbrojtëse të cilat duhet të merren gjatë përdorimit të barnave.

Stërvitja e të smëmurit me diabet është momenti bazë për terapi efektive për dy llojet bazë të diabetit. Të sëmurët duhet të mësohen se si në mënyrë të duhet t’i përdorin barnat e emetuar nga mjeku, si ta masin nivelin e sheqerit në gjak në kushte shtëpiake, si t’ju shmangen gjendje me hipo dhe hiperoglikemi, si j’tu shmangen komplikimeve dhe në cilën mënyrë të garantohet jetë normale dhe cilësore.

Organizata botërore e shëndetësis (OBSH) për diabet
OBSH synon të zhvillohet dhe të mbështes miratimin e masave mbrojtëse për mbikëqyrje, prevenim dhe kontrollim të diabetit, si dhe për komplikimet nga diabeti, me qasje në mbrotjen primare shëndetsore, sidomos në vendet  me të hyra të ulëta dhe të mesme.
Për atë qëllim:
  • Siguron udhëzime shkencore për prevenimin e diabetit;
  • Zhvillon norma dhe standarde për diagnozën dhe kujdesin e dabetit;
  • E rrit vetëdijen për epideminë globale të diabetit; shënon ditën Botërore të diabetit-14 Nëntor;
  • Kryen vëzhgimin e diabetit dhe faktorëve të tij të rrezikut.

 

Strategjia globale e OBSH për ushqyerja, ushtrimet fizike si dhe për shëndetin është drejtuar ka qytetarët dhe ka për qëllim që bëj promovim të gjërë të ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteteve të rregullta fizike, kurse me këtë edhe reduktimin e problemit global në rritje me mbipeshën e trupit dhe obesitetin, si faktor kryesor rrezik për paraqitjen e diabetit të tipit 2 dhe komplikimeve të mundshme.

Prof.d-r Bistra Angelovska