Diabeti është sëmundje agresive dhe proagresive, e cila ka forma të veçanta te secili person, për shkak të të cilëve edhe qasja ndaj shërimit te secili person me diabet duhet të jetë individual,dmth., të afëtësohet ka nevojat e veçanta.
Plogështia dhe humbja e entuziazmit për punë, dëshirë e shpeshtë për punë dhe reduktohet aftësia e kujtesës.
Dobësimi fizik, i cili mund të jetë ndryshe, dmth., nga humbja e disa kilogramëve (për një periudhë të shkurt), e deri te dobësimi më i shprehur i peshës së trupit, madje pavarsisht nga oreksi i madhe.
Tharja e gojës, ndjehet thatësi në fyt, e cila rezulton në paraqitjen e etjes dhe nevojës për konsum më të shpesht të ujit.
Urinim i shpesht dhe etje.
Konsumimi i ujit dhe urinimi janë të përhershëm, pradaj prishet edhe gjumi gjatë natës.
Shenjat tjera të sëmundjes mund të jenë:
Shfaqe e shpeshtë e fluskave me qelb ka qafa, si dhe në pjesë tjera të trupit, të cilët përsëriten dhe nuk reagojnë ndaj terapisë së zakonshme.
Skuqe me kruarje në organin gjenital, e cila keqsohet nëse lahet me sapun dhe përsëritet.
Oreksi i rritur për të gjitha llojet e ushqimit, por kjo mund të jetë edhe vetëm për ëmbëlsira.
Rritja e ngadalshme e lëndimeve, sidomos plagëve të cilat qelbëzohen.
Dëmtimi i shikimi.
Kujdes: Nëse ndjeni etje të madhe, mos pini lëngje perimesh ose lëngje të gazuara të ëmbëlsuara. Konsumoni vetëm ujë!
Diagnostikmi
Vlerat normale të sheqerit në gjak ose glikemia lëvizin nga 4,5 deri 6,0 ,mmol/l kur maten të uritur nga gjaku i kapilareve. Vlerat më të larta të matura kur jemi të urritur, sidomos nëse përsëriten, më së shpeshti janë shenja për sëmundjen e sheqerit.
Llojet e diabetit
Diabeti titpi 1 ose diabeti i varur nga insulina
Paraqitet në moshë të re, dmth., nga lindja deri në moshën 35 vjeçare, më së shpeshti deri në moshën 20 vjeçare. Ky lloj i diabetit shkaktohet për shkak të procesit autoimun ku plotësisht shkatrohen qelizat e pankrasit përgjegjëse për prodhim të insulinës..
Te ky lloj diabeti më shpesh vuajnë enët e vogla të gjakut të retinës,veshkët dhe nervat.
Diabeti tipi 2 ose diabeti i varur nga insulina
Ky lloj diabeti paraqitet në moshë të pjekur dhe është shumë më i shprehur krahësuar me llojin e më hershëm të diabetit. Konsiderohet se ¾ nga të sëmurët me diabet kanë lloj të diabetit të varur nga insulina, gjegjësisht, së paku 85 nga 90% e të gjithë njerëzve me diabet. Numri më i madhe i tyre është me peshë të lartë trupore ( mbi 90%). Ky lloj i diabetit paraqitet edhe te njerëzit me peshë normale trupore, por me moshë më të vjetër.
Individët e sëmurë me diabet të tipit 2, poshtu, kanë prirje për komplikime në enër e mëdha të gjakut, para se gjithash në zemër, tru ( sulme trurore), si dhe në enët e mëdha të gjakut në këmbë.
Diabetete te shtatzënat (ose gestacike)
Diabeti i cili paraqitet gjatë shtatzanisë te gratë të cilat më herët nuk kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Ky lloj i diabetit më së shpehti tërhiqet pas lindjes.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut varen nga lloji sëmundjes. Rreziku i madh i diabetit lidhet me moshë ( sa më i rritur aq më i madh është rreziku), trashigimin familjare të sëmundjes dhe stilin e jetës. Te disa nga këto faktorë ne nuk mund të ndikojmë, por gjithsesi mund të kontrollojmë stili e jetës. Ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për paraqitjen e diabetit të tipit 2 janë:
• mbipesha/stërngopja,
• mos aktiviteti fizik,
• shtresi kronik mental,
• duhanpirja,
• diabeti gestacik gjatë shtatzanisë.
INSULINA
Insulina është bari i vetëm natyror i cili përdoret për shërimin e sëmunjdes së sheqerit.
Edukimi –zinxhirë i rëndësihëm për kontrollin dhe prevenimin e diabetit.
Diabeti mund të prevenohet te një numër i madh i individëve të ndryshme me edukimin për mënyrën e duhur të jetës e cila nënkupton vetëkontroll, ushqyerje e drejtë dhe aktivitet fizik.
Vetëkontrolla
Vetëkontrolla paraqet gatishmëri, dëshirë dhe njohuri që në çdo kohë të përcaktojnë glikeminë. Gjatë sëmundjes, është bazike që të kujdeseni vetëm për një punë; sheqrin në gjak ose glikeminë ta mbani në kufij normal, kurse kjo don të thotë se vlerat e urisë të mos jenë më shumë se 6 mmol/l, kurse çdo dy orë pas ngrënies deri në 7,8 (më së shumti deri në 8,0 ) mmil/l. Rekomandohen deri në 6 matje të glikemisë në ditë, por më të rëndësishme janë matjet e glikemisë në mëngjes i uritur, dy orë pas drekës, si porcion krysor, dhe para ngrënies.
Ushqyerja e duhur dhe e shëndoshë
Për sëmundjen e sheqerit ushqimi i i duhur nënkupton konsumimi i rregullt dhe kombinimi i duhur i ushqimit dhe sasirave.
Aktiviteti fizik dhe sporti
Aktiviteti fizik bën pjesë në komponentat fizike të shërimit dhe veçanrisht për prevenimin e diabetit. Aktiviteti fizik konsiderohet se mund të shtyn paraqitjen e diabetit të tipit 2, sidomos te individët me rrezik të lartë. Poashtu, konsiderohet se individët të cilët merren me me aktivitete fizik kanë 40% rrezik më të ulët nga vdekja kardiovaskulre krahësuar me ato të cilët fizikisht janë jo aktiv.
Më mirë është që të merreni me aktivitet fizik dhe me sport, por jo me çdo çmim.
Aktiviteti fizik nuk duhet të përgjithsohet, por duhet të emetohet te secili individ veçmas, varësisht nga nevojat dhe gjendjet në organizëm, siç është mosha dhe sëmundjet tjera shoqëruese.