PËRGATISNI TRUPIN PËR DIMËR

PËRGATISNI TRUPIN PËR DIMËR

Moti më i ftohtë vjetor, ngadal por sigurtë, na troket në derë.Vazhdimisht e më shumë largohemi nga ditët me diell dhe të ngrohta dhe afrohemi ka netët e gjata me mjegul dhe shi. Kjo periudhë mund të jetë shumë e vështirë dhe depresive për disa njerëz, dhe prandaj është shumë me rëndësi që trupi dhe mendja në mënyrë të përshtatshme të përgatiten dhe të përshtaten me dimërin që na pret.


Që të përgatiteni në mënyrë të duhur, dhe gjithsesi, të kënaqeni me begatitë e dimërit, shfrytëzoni ndonjë nga këshillat tona.

Arsyet më të shpeshta përse imuniteti dobësohet!

Sheqeri
Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe ushqimit të pasur me sheqer negativisht ndikon sistemin imunitar, por ka edhe ndikim negativ te niveli i energjisë dhe humori juaj. Mbani llogari për këtë!

Ushqimi me yndyrë, i skuqur dhe konzervuar
Ushqimi shumë i yndyrëshëm, i skuqur ose i konzervuar dukshëm mund të ul funksionin primar të qelizave të sistemit imunitar.Kjo ka të bëj me ushqimin e pasur me kolesterol, shumë të njelmët, ushqimin me erëza dhe ushqimin “e pasur “ me konzervanse.

Duhanpirja
Duhanpirja pa dyshim negativisht ndikon punën e sistemit imunitar, si dhe të funksionet dhe organet tjera.Një cigare e pirë mund të shkatroj 25 mg vitamin C.

Alkooli
Konsumi i tepërt dhe i shepsht i alkoolit është i dëshëm për funksionalitetin e tërësishëm të mekanizmit mbrojtës.Dukshëm rritet rreziku nga funksionet respiratore dhe ndezja.

Gjumi
Pagjumsia, si dhe gjumi jo cilësore, mund të ndikon negativisht mbi punon e sistemit imunitar.Nës kësaj i shtohet edhe stresi dheirritimitë shkaktuar nga mungesa e gjumit, atëherë ekspozimi ndaj sëmundjeve është më i madh.

Mbani mend se sistemi jonë imunitar mund të ndihmohet me përjashtimin e disa produkteve ushqimire nga menyja juaj, ose me ndryshimin e disa shprehive!

Mënyra e vetme se si ta përmirësojmë imunitetin dhe ta përgatisim trupin ndaj dimërit.

Ritualet janë të rëndësishme
Mënyra se si e filloni ditën është shumë me rëndësi. Harmonizimi i ritualeve të mëngjesit dhe nevojat e organizmit ndoshta janë më të rëndësishme.Ndani kohë për një ritual të ri, dhe në vend të kafes së mëngjesit, filloni ditën me ujë të vakët dhe lëng limoni. Një ditë në ditë mund ta ndryshon tërë ditën.

Ushqimi
Kur flasim për ushqimin, duhet të mendojmë për “regjimin dimëror” të ushqimit. Konsumi i përbërësve të volitshëm ushqimor ka ndikim të madh mbi sistemin tonë imun dhe mbi shëndetin e përgjithshëm. Konsumi shumë perime, pemë, produkte me bërthama dhe fara.
Poashtu, mos anashkaloni konsumin e burimeve të ndryshme të proteineve. Çelësi është te ushqimi i balancuar.

Uji
Në ditët e ftohta, lehtë harrojmë se konsumi i ujit është poashtu me rëndësi gjatë tërë vitit. Uji është faktor shumë i rëndësishëm për sistem të mirë imun. Prandaj, mos harroni që çdo ditë të konsumoni ujë me saisra të mjafteushme.

Dilni në diell
Shfrytëzoni çdo mundësi për të dalë në diell. Rrezet e diellit e mundësojnë krijimin e vitaminës D në lëkurë. Niveli i ulët i vitaminës D e rrit rrezikun nga infeksionet respiratore, ftohja dhe influenza.

Ushtrimet e lehta dhe lëvizjet e lehta
Shumë është me rëndësi që trupi të mbetet në kondicion në periudhën e motit të ftohtë.Prandaj,me rëndësi është që të ushtrojmë mesatarisht.
Nëse na lejon koha, ngisni biçikletë, vraponi ose thjeshtë ecni së paku 30 minuta në ditë. Ngjitni maleve së paku një herë në javë. Sistemi juaj imun do ju mirënjeh shumë.
Përveç kësaj, motin e ligë mund ta shfrytëzoni për notim, ose për praktikimin e teknikave, si joga dhe metidimi, me çka dukshëm do të ndikohet, jo vetëm te shëndeti trupir por edhe te ai shpirtëror dhe mental.

Veshja e duhur dhe pijet e ngrohta
Filloni në kohë që të visheni ngrohtë dhe trashë.
Rekomandimi për këtë periudhë është konsumi i pijeve të ngrohta. Çaji gjelbërt ose, çaji nga lulja  e boçesjanë të mrekullueshëm kur bëhet fjalë për simptomet e ftohjes dhe gripit.